E Diel, 1 Nëntor 2026

Tenderi i ushqimeve në burg, 4 firma bëjnë padi

Elbasan- Përfaqësuesit e disa firmave kanë vendosur t’i drejtohen policisë së Elbasanit duke ngritur një padi penale kundër drejtuesve të Burgut të Peqinit, pasi këta të fundit akuzohen se nuk i kanë lënë të marrin pjesë në tenderin e ushqimeve.

Bujar Qazimi, 55-vjeç me banim në Elbasan; Endri Çaushaj 48-vjeç, Albert Duka,

45-vjeç dhe Mirat Osmanaj, 48-vjeç me banim në Tiranë janë paraqitur pranë Seksionitkundër Korrupsionit në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit ku edhe kanë bërë kallzimin penal ndaj krerëve të burgut.

Në kallzimin penal, ata kanë deklaruar janë penguar për të marrë pjesë në tenderin e ushqimeve, duke u lënë jashtë dyerve me qëllim për të lejuar firma të tjera që nuk kishin aplikuar më parë.

Sipas përfaqësuesve të firmave që do të merrnin pjesë në tenderin e ushqimeve në këtë burg, pengimi i pjesëmarrjes së tyre në tender ka shkelur rregullat e barazisë. Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimet për këtë rast. Ndërkohë drejtues të Burgut të Peqinit e mohojnë akuzën e ngritur nga përfaqësuesit e firmave që nuk morën pjesë në tender.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›