PS: Edhe sa kohë do të qëndrojë i mbyllut tuneli?
“Jam njësoj i zhgënjyer, si qindra mijëra shqiptarë në Shqipëri e në Kosovë, që sot kërkojnë rrugën e premtuar, madje inauguruar me shumë se një herë nga Sali Berisha, por që fatkeqësisht, nuk e përdorin dot. Tuneli, që do të bënte të mundur lidhjen e Shqipërisë me Kosovën, sot është i shembur. Bashkë me të, u shembën edhe miliona euro, të paguara nga taksapaguesit shqiptarë”, u shpreh Dogjani.
Deputeti opozitar ka dënuar heshtjen e qeverisë për hapjen e këtij tuneli, ndërsa ka akuzuar ministrin Sokol Olldashi dhe kryeministrin, Sali Berisha se e inaguruan para kohe këtë vepër. Ai tha më tej se qytetarët kërkojnë të dinë se çdo të bëhet me këtë tunel dhe sa gjatë do të qëndrojë i mbyllur.
“Dhe më kryesorja është se sa gjatë do të vuajnë qytetarët kuksianë, shqiptarët që për tu lidhur me njëri tjetrin, për të sjellë të sëmurët në spital, apo për të siguruar bukën e gojës u duhet të kalojnë në rrugë pa rrugë duke rrezikuar dhe jetën. Sali Berisha dhe Sokol Olldashi, nuk do të mund t'i shpëtojnë përgjegjësive të tyre dhe aq më pak të vërtetës”, vijoi Dogjani.