Rexhepi: Të veprohet në veri të Kosovës
Mitrovicë - Kryetari i komunës së Mitrovicës, Bajram Rexhepi ka vlerësuar sot se gjendja ekzistuese në veri të qytetit është e papranueshme, duke kërkuar vendosmëri të strukturave të sigurisë, në radhë të parë të EULEX-it për vendosjen e rendit dhe ligjit, por edhe arrestimin e atyre që po shkaktojnë incidente. "Është koha që të ndërmerren masa konkrete në drejtim të vendosjes së rendit dhe ligjit, që nënkupton edhe arrestimin e atyre që janë duke bërë incidente në veri. Kjo do të ishte një mesazh që do ta kuptonin të gjithë kriminelët pa dallim të përkatësisë etnike"-deklaroi Rexhepi, gjatë një takimi me zëvendësdrejtorin e sektorit të Ballkanit Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Nils Ragnar Kamsvag dhe përfaqësuesin e ambasadës norvegjeze në Kosovë, Sverre Johan Kvale.
Sipas Rexhepit, tolerimi i grupeve që veprojnë lirshëm dhe pa kurrfarë konsekuence, është një porosi inkurajuese për kriminelët, të cilëve i pengon stabiliteti dhe rendi.
"Me gjithë provokimet që ka si rrjedhojë një gjendje të paqëndrueshme ekziston njëfarë qetësie falë pjekurisë së popullatës shumicë dhe angazhimit të strukturave të sigurisë", tha Rexhepi. Rexhepi tha se grupet serbe që veprojnë në veri të Mitrovicës, pos qëllimit për destabilizimin e situatës, e shfrytëzojnë këtë gjendje edhe për përfitime nga tregtia e zezë dhe kontrabanda që zhvillohet në veri.
Nga ana e tyre, diplomatët norvegjezë gjatë takimit përveç për gjendjen e sigurisë u interesuan edhe për efikasitetin e strukturave të sigurisë dhe për efektet e shtrirjes së pjesëtarëve të EULEX-it. Në këtë kontekst, Rexhepi vlerësoi se vendosja e pjesëtarëve të EULEX-it në gjithë territorin e vendit është një gjë e mirë, mirëpo që ende nuk janë parë efektet në terren.