PS: Faktojmë manipulimet me kartat, padi penale Ministrisë së Brendshme
Islami: “Na janë dhënë shifra të rreme për numrin e shtetasve pa pasaportë”. Selia rozë do të informojë ndërkombëtarët për rrezikun që po u kanoset zgjedhjeve
Shaban Sulçe
Partia Socialiste konstaton falsifikime dhe manipulime alarmante të shifrave të publikuara nga Ministria e Brendshme përsa i përket numrit të saktë të zgjedhësve pa pasaportë, të cilët kanë aplikuar për karta identiteti. Selia rozë ka konstatuar gjithashtu se informacioni që Ministria e Brendshme i ka dërguar PS-së, pas kërkesave të saj zyrtare, rezulton kontradiktor dhe rrjedhimisht përbëjnë një skenar të qartë nga ana e qeverisë për manipulimin e zgjedhjeve të 28 qershorit. Për arsyen e manipulimit të shifrave, Partia Socialiste ka deklaruar se do të bëjë kallëzim penal për falsifikim dhe shpërdorim detyre ndaj drejtuesve më të lartë të Ministrisë së Brendshme. “Në këto kushte, kur nga njëra anë na jepet vetëm një pjesë e të dhënave që rezultojnë alarmante, të rreme e të manipuluara, dhe nga ana tjetër na fshihet me këmbëngulje lista e qytetarëve me pasaportë, si edhe lista e plotë e aplikantëve të deritanishëm për letërnjoftim, Partia Socialiste po përpilon kallëzimin penal për drejtuesit e lartë të Ministrisë së Brendshme, që merren direkt me këtë proces”, - tha sekretari për Çështjet Zgjedhore në Partinë Socialiste, Kastriot Islami.
Informacioni
Gjatë javës së kaluar, Partia Socialiste kërkoi në mënyrë të vazhdueshme nga Ministria e Brendshme informacion të saktë lidhur me ecurinë e procesit të aplikimit për karta identiteti. Selia rozë kërkoi të njihej me numrin e përgjithshëm të shtetasve pa pasaportë, gjithashtu me numrin e personave pa pasaportë, të cilët kishin aplikuar, numrin e personave që kishin marrë në dorë kartën e identitetit, si dhe numrin e votuesve me pasaportë. Ministria e Brendshme iu përgjigj pjesërisht këtyre kërkesave, megjithatë, edhe informacioni i dërguar ka rezultuar kontradiktor dhe i manipuluar. “Pasi nuk morëm përgjigje për kërkesat tona legjitime për transparencë dhe informim lidhur me të gjitha paqartësitë përditë e më të rënda të procesit të pajisjes me letërnjoftim zgjedhor, si edhe bazuar në një analizë paraprake të të dhënave zyrtare në këto katër disqe me të cilat është mjaftuar Ministria e Brendshme mund të themi paraprakisht se mjaftojnë kundërshtitë dhe faktet e nxjerra nga analiza e vetë informacionit që kemi marrë nga Ministria e Brendshme për të ngritur hipotezën e akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të të dhënave zyrtare përmes dhënies së informacionit të rremë për qëllime që bien ndesh me ligjin. Informacionet e Ministrisë, duke rënë ndesh me njëra-tjetrën në mënyrë flagrante dhe duke u shfaqur të ndryshme nga njëri disk te tjetri, rezultojnë jo vetëm të rreme, por edhe të manipuluara”, - deklaroi Islami.
Faktet
Sipas Islamit, shifra zyrtare prej 730 mijë votuesish pa pasaportë mbi të cilën Ministria e Brendshme ka këmbëngulur, rezulton e pavërtetë dhe e zvogëluar ndjeshëm. Numri i personave që kanë aplikuar rezulton kontradiktor dhe ndryshon nga njëri disk në tjetrin duke nxjerrë për votuesit pa pasaportë një shifër të zmadhuar në kundërshti me të dhënat e përgjithshme dhe shifrat e dhëna në dinamikë. Të gjitha këto konkluzione paraprake janë rezultat i një ekspertize të nivelit më të lartë teknik dhe do të thellohen në orët në vazhdim nga grupi ynë i ekspertëve”, - tha sekretari për Çështjet Zgjedhore në Partinë Socialiste. Ai deklaroi se Partia Socialiste të gjitha të dhënat manipuluese do t’ia bëjë me dije komunitetit ndërkombëtar.
2 Qershor 2009