PS-Fier: Kartat, kërcënim me bllokim rruge
Anëtarja e Kryesisë së PS-së, Ermelinda Meksi, në Qarkun e Fierit, ka konstatuar se në Komunën Greshicë nuk ka nisur ende procesi i aplikimit. PS e Fierit paralajmëroi protesta në rast se vijon e njëjta situatë. Kryetari i Asamblesë së PS-së në Fier, Bilbil Veliaj, denoncoi faktin që procesi për pajisjen me karta identiteti në Greshicë ka dështuar plotësisht. "Komuna e Greshicës, e cila në të gjitha proceset e kaluara zgjedhore ka votuar për të majtën, ka rreth 1500 votues, nga të cilët 800 nuk kanë pasaportë. Ne do të përshkallëzojmë protestën tonë dhe do të bllokojmë rrugën nacionale Ballsh-Tepelenë", tha ai, duke shtuar se nuk mund të mohohet e drejta e votës.