Kuvendi mbyll punën, "shpërthen" Topalli
Opozita ka braktisur seancën e fundit parlamentare, pasi Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, nuk u ka dhënë fjalën duke hequr nga rendi i ditës diskutimet e lira. Kryetarja e grupit parlamentar të PS-së, Valentina Leskaj, deklaroi se deputetëve iu është hequr fjala me urdhër të Kryeministrit Sali Berisha, i cili ka frikë se mos dalin aferat e qeverisë. Më tej, Leskaj e ka vënë theksin tek procesi i pajisjes së shtetasve me karta identiteti, ku deklaroi se tashmë ky proces po shkon drejt dështimit, duke denoncuar se në 31 qendra nuk ka nisur ende aplikimi. Duke pasur parasysh këtë fakt, Leskaj i ka kujtuar mazhorancës se nuk do të ketë asnjë shans për të kryer zgjedhje parlamentare pa karta identiteti, ndërsa kërkoi zbardhjen e listës së personave që nuk kanë pasaportë. Fjala e Leskajt ka ekzaltuar Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila, në pak minuta, ka mbajtur një fjalim elektoral në sallën e Kuvendit, duke renditur sukseset e kësaj qeverie në këta katër vjet, sicc ishte anëtarësimi në NATO, aplikimi për në BE, reformat e shumta ekonomike, politike dhe sociale etj. Topalli ka shprehur keqardhjen e saj për deputetët e opozitës, duke theksuar se ata po përdoren nga kryetari i partisë, Edi Rama, për interesat e tij ekonomike. Sipas Topallit, opozita po largohet nga salla për të mos votuar marrëveshjet ekonomike, të cilat shtojnë më shumë paratë e shqiptarëve dhe përmirësojnë jetesën e tyre. "Është e turpshme, u shpreh Topalli, që opozita ikën nga Parlamenti për të mos u dhënë shqiptarëve paratë që përfitojnë nga këto marrëveshje ekonomike". Në të njëjtën linjë diskutimi me Topallin ka qenë edhe kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi. Ai theksoi se ky është Parlament i ndryshimit, është Parlament i reformave të mëdha. "Ky është Parlament i NATO-s, i MSA-së, i aplikimit për në BE, ndaj opozita nuk mund ta kapërdijë këtë sukses të kësaj mazhorance", u shpreh Patozi. "Opozita, tha Patozi, po shkon drejt zgjedhjeve me një krizë identiteti dhe ky nuk është faji i mazhorancës. Më pas, Kuvendi ka votuar projektligjet që kishte në rend të ditës, ndërsa Topalli i tha Gjinushit, Neranxit dhe disa deputetëve të opozitës se nuk do të jenë më pjesë e Parlamentit.
Miratohen kreditë, ngec
Gjykata Administrative
"Mbyllet" Parlamenti. Opozita braktis sallën
Kuvendi i Shqipërisë ka mbyllur punimet për këtë mandat qeverie, duke miratuar një rekord ligjesh, mes tyre, kredia për rrugën Durrës-Kukës, garancia për OSSH-në dhe huanë për rrugët dytësore. Në tërësi ishin 27 projektligje, nga të cilat, 9 nuk patën mundësinë për t‘u miratuar, për efekt të numrit të votave dhe kohës. Gjykata Administrative dhe ndryshimi i emrit të fshatit Qendër Komunë, nuk kaluan për votim, pasi nevojiteshin 84 vota, kurse në sallë ishin 74 deputetë. Më herët, opozita braktisi sallën, pasi nuk u lejua të diskutonte gjatë kohës së lirë rreth çështjeve të ditës. Pas një diskutimi të ashpër mes Kryeparlamentares dhe kryetares së grupit parlamentar të PS-së, Kuvendi nisi normalisht votimin. Në këtë mënyrë, janë miratuar 20 ligje pa asnjë diskutim dhe ndryshim.
Kreditë
Disa projektligje lidheshin me marrjen e disa kredive nga bankat tregtare dhe donatorët. Aty ku pritej debat dhe sqarime nga qeveria, miratimi i marrëveshjes me dy bankat tregtare për të marrë hua 250 milionë euro nuk solli asgjë të re. Borxhi do të merret për financimin e rrugës Rrëshen-Kalimash, pjesë e Durrës-Kukës. Projektligji solli debate të forta në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, për faktin se kredia po merret me interesa të larta, në kushte jo transparente dhe pa tender. Me forcën e kartonit, qeveria arriti të miratonte në Kuvend dhe disa hua të tjera, si garancia që jep Banka Botërore prej 60 milionë eurosh për OSSH-në, si dhe kredia e butë rreth 51 milionë dollarë nga CEB, të nevojshme për ndërtimin e rrugëve dytësore dhe lokale. Të tjera kredi lidheshin me aspektin social, si spitale dhe varfëria.
Gjykata
Biznesi nuk pati mundësi të gëzonte dje në ditën e fundit të punimeve të Kuvendit, pasi krijimi i Gjykatës Administrative, aq shumë i kërkuar, do të shtyhet edhe për ca kohë. Për mungesë të numrit të votave, Kuvendi e shtyu votimin në shtator, kur pritet të formohet qeveria e re, e dalë pas zgjedhjeve të 28 qershorit. Për miratimin e ligjit nevojiteshin 84 vota, por opozita e kishte braktisur sallën, duke mos i dhënë mundësi mazhorancës që ta votonte projektin, e hartuar nga USAID. Funksioni i Gjykatës Administrative lehtëson procedurat e biznesit për çështje administrative që lidhen me tatimet dhe organet e shtetit. Këtë pikë, Berisha e shfrytëzoi më së miri, duke sulmuar opozitën dhe duke shfajësuar veten, se mosmiratimi i ligjit nuk lidhej me qëndrimin e mazhorancës. Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Edmond Rusmaili, pranoi se diskutimi për ligjin kishte zgjatur muaj me radhë, për të arritur zgjidhjen më të mirë dhe konsensusi me opozitën.
74 vota
Pjesa dërrmuese e ligjeve, të miratuara dje në Kuvend, morën 74 vota, aq sa ishte numri i deputetëve në sallë
Tokat bujqësore
Në të vetmin ligj ku u dhanë disa sqarime nga mazhoranca, ishte ai i "Titujve të pronësisë" në tokat bujqësore. Ministri i Bujqësisë, Jemin Gjana, garantoi se verifikimi i titujve të ndara në fillim të 1990-s nuk ka për qëllim ndëshkimin, por kthimin e së drejtës tek individi. Miratimi i ligjit mori maksimumin e votave, duke legjitimuar zgjatjen e afatit për verifikimin e titujve të pronësisë, të ndara sipas Ligjit 7501.
Ligjet e tjera
"Për tregtinë elektronike"
"Për gjendjen civile"
"Për taksat kombëtare"
"Për shërbimin postar"
"Për patrullimin e hapësirës ajrore"
"Për krijimin e Qëndrës së Panaireve dhe të Ekspozitave Tregtare"
"Për një trajtim të veçantë financiar të pilotëve fluturues, në pension"
"Për licensat, autorizimet dhe lejet"
"Për shëndetin publik"