Pranga për euro false vlonjatit
Një 31-vjeçar nga Vlora është arrestuar në Lushnjë për qarkullim të kartëmonedhave të falsifikuara. Arrestimi i tij ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës, ndërkohë që policia dyshon se i riu nga Vlora ka pasur një sasi të madhe eurosh false, të cilat i ka hedhur në qarkullim. Burime zyrtare të Policisë së Lushnjës pohuan se Avran Xamaxa, lindur në fshatin Nartë të Vlorës u kap pas denoncimit të kryer nga pronari i një distributori karburanti. Ai ishte nisur pasditen e së dielës nga Vlora për në Tiranë dhe gjatë rrugës ka bërë blerje të ndryshme me kartëmonedhat e falsifikuara.