E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbytet në liqen nëna e 3 fëmijëve

Një 41-vjeçare, nga zona e thellë malore e Shllakut, është mbytur dje në ujërat e liqenit të Vaut të Dejës. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës, kur viktima Dila Zhuri, banuese e fshatit Gogaj, nënë e tre fëmijëve, është futur në ujërat e liqenit të Hidrocentralit të Vaut të Dejës. Trupi i saj është parë buzë liqenit nga disa kalimtarë, të cilët më pas e kanë nxjerrë nga uji për t‘i dhënë ndihmën e parë. Por 41- vjeçarja nuk ka mundur t‘i shpëtojë vdekjes. Sipas policisë shkaku që ka çuar gruan në vetëflijim është bërë gjendja depresive. Ajo kishte tentuar disa herë të vetëvritej.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›