Skandali i Kripores, Vreshtazi: Kompania më bëri drejtuese pa dijeni
Ish-anëtarja e Këshillit Mbikëqyrës të "Alb-Sale" zgjidhet në Komisionin e Vlerësimit të Ofertave për koncesionin e Kripa sh.a Vlorë, duke ndikuar në shpalljen fituese të kompanisë ku punonte. Në vijimin e skandalit të bërë publik në media, "Shqip" zbulon dëshminë e dhënë nga anëtarja e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Majlinda Vreshtazi, e cila jep të dhëna kontradiktore, lidhur me konfliktin e interesit. Në dëshminë e saj, dhënë Inspektoratit të Deklarimit të Kontrollit të Pasurive, Vreshtazi thotë se "nuk kam qenë asnjëherë anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë ‘Alb-Sale‘, nuk jam në dijeni të zgjedhjes sime në këtë detyrë, nuk kam nënshkruar ndonjë kontratë apo dokumentacion për këtë qëllim, nuk kam përfituar dhe nuk kam marrë pagë dhe nuk kam asnjë lloj detyrimi ndaj shoqërisë". Vet ILDKP, në shkresën e datës 4 maj 2009, e formuluar nga APP-ja, konfirmon faktin se Vreshtazi ka qenë anëtare e Këshillit Mbikëqyrës për shoqërinë private, nga data 23 janar deri më 3 shkurt 2009 dhe më pas, në datën 6 shkurt, ministria e ka emëruar anëtare të KVO-së. Ky komision shpall fitues ofertën e shoqërisë ‘Alb-Sale‘, me vlerësimin teknik të dhënë nga Vreshtazi, e cila pak kohë më parë ishte anëtare e Këshillit Mbikëqyrës. Ajo mohon të ketë qenë anëtare, edhe pse në dokumentet e QKR, rezulton e tillë, ndërsa deklaron, sipas ILDKP-së, "që nuk ka qenë në dijeni për detyrën".
Ndikimi i votës në KVO të Vreshtazit lidhet me faktin se ka pranuar teknikisht se fituesi i ka mundësitë të prodhojë 340 mijë tonë kripë në vit, duke skualifikuar shoqërinë tjetër konkurruese. Nga dokumentet e APP-së, mësohet se konkurrentët e "Alb-Sale" në tender, sipas një studimi të bërë, pretendojnë se është e pamundur të prodhohen një sasi kaq e madhe kripe në vit.
Procesi i dhënies me koncesion të kripores së Vlorës bëhet më i dyshimtë, kur mësohet vendosmëria e Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, për t‘ia dhënë projektin shoqërisë "Alb-Sale", në përbërje të së cilës ishte aksioner deputeti i PD-së, Ndriccim Babasi dhe të afërm të tij. Ministria, pas publikimit në media të konfliktit të interesit, shkaktuar nga deputeti, e anuloi tenderin, duke zhvilluar një të dytë, në shkurt 2009. Edhe në këtë tender, pasi u mësua një tjetër konflikt i pastër interesi, ministria shpall sërish fituese shoqërinë "Alb-Sale". Procesi u bllokua pas ankesave të ardhura nga shoqëritë e tjera në tender, duke detyruar Agjencinë e Prokurimit Publik të kryente hetimin, kësaj here në bashkëpunim me Inspektoratin e Lartë të Deklarimit të Pasurive. ILDKP-ja, pasi mori dëshmitë e personave të prekur në ligj, si dhe të anëtares të KVO-së, konfirmon me dokumente, se Majlinda Vreshtazi, (sipas QKR-së), ka qenë në postin e anëtares së Këshillit Mbikëqyrës të "Alb-Sale", e cila më pas u largua, për t‘u bërë anëtare në Komisionin e Vlerësimit të Ofertave në koncesionin e kripores.
Sipas ligjit, për të regjistruar emrin si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të një shoqërie private në QKR, kërkohen një sërë dokumentesh, verifikimesh dhe firmash. Por Vreshtazi pretendon, se regjistrimi në QKR është bërë pa dijeninë e saj. Një tjetër dëshmi e dhënë në ILDKP, nga drejtori i përgjithshëm i shoqërisë "Alb-Sale", turbullon më shumë çështjen. Sipas tij, dokumentet e nevojshme për regjistrimin e Vreshtazit në QKR janë dhënë nga anëtari i Këshillit Mbikëqyrës, Fatosh Hoxhaj, pa dijeninë e saj. Në fund, APP vendosi të vijojë procedurën e tenderit, me pretendimin se nuk ka konflikt interesi pasi ish-anëtarja e Këshillit Mbikëqyrës, nuk e ka konsumuar detyrën në "Alb-Sale".
Vërtetimi
Dokumentet e QKR-së, që vërtetojnë se deri më 3 shkurt 2009, Majlinda Vreshtazi ka qenë anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të "Alb-Sale", pronë që deri dje, deputeti i PD-së, zotëronte 50% të aksioneve. Pas kësaj date, Vreshtazi zgjidhet anëtare e KVO-së, për koncesionin e kripores, i cili shpall fitues shoqërinë ku figuronte si anëtare.