E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të angazhuar për ndërtimin e Rrugës së Arbrit

Në takim u vlerësuan marrëdhëniet e mira midis dy vendeve fqinje si dhe u rikonfirmua vendosmëria e palëkundur e të dy qeverive për të zgjeruar dhe thelluar bashkëpunimin shumë të mirë në të gjitha fushat, në dobi të interesit më të mirë të përparimit të të dy vendeve, forcimit të paqes, miqësisë e bashkëpunimit në rajon, si dhe integrimit sa më të shpejtë të të gjithë vendeve të tij, në strukturat euroatlantike.

Dy personalitetet shprehën vendosmërinë e të dy qeverive për të punuar për realizmin e infrastrukturave të rëndësishme midis dy vendeve dhe rajonale, të cilat do të sjellin më afër të dy vendet dhe popujt si rruga e Arbrit, linja hekurudhore, apo Korridori 8, si dhe për të kompletuar të gjithë kuadrin ligjor në ndihmë të këtyre projekteve.

Në takim u rikonfirmua gjithashtu mbështetja e plotë dhe reciproke e të dy vendeve për ecurinë e mëtejshme, në projektet integruese euroatlantike. Ambasadori Trpevski vlerësoi reformat dhe arritjet e jashtëzakonshme të qeverisë shqiptare, gjatë kësaj periudhe, të cilat bënë të munduar sukseset e rëndësishme të Shqipërisë, integrimin në NATO dhe liberalizimin e vizave dhe i rishprehu kryeministrit Berisha edhe njëherë dëshirën e kryeministrit Gruevski, qeverisë dhe vendit fqinj për ta mikpritur kryeministrin Berisha në Shkup, të cilës kryeministri iu përgjigj me shumë kënaqësi.

                                                                                             2011-02-02 07:42
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›