PS: Gjyqtarët, Topalli po shfaq brutalitet provincial
Kryetarja e grupit të PS-së deklaroi se socialistët janë duke vlerësuar idenë e mocionit ndaj Topallit
TIRANË- Partia Socialiste vijon të akuzojë Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, se po shkel ligjin dhe po përdor institucionin e Kuvendit të Shqipërisë në funksion të interesave tëngushta personale. Kryetarja e Grupit parlamentar socialist, Valentina Leskaj, ka ripërsëritur edhe një herë kërkesën e PS-së drejtuar kryeparlamentares për t’i hapur rrugë miratimit të pesë dekreteve të presidentit për anëtarët e Gjykatës së Lartë në Kuvend. “Në emër të PS dhe Grupit të saj Parlamentar, insistoj në denoncimin dhe kërkesën tonë, lidhur me qëndrimin e Kryetares së Kuvendit, ndaj dekretit të Presidentit të Republikës, për emërimin e anëtarëve të Gjykatëssë Lartë. Ne prisnim nga Jozefina Topalli reflektim lidhur me këtë çështje, reflektim që do të çonte jo në brutalitetin provincial, po në zgjidhje”, - u shpreh Leskaj në një dalje të posaçme për mediat. Numri një i deputetëve socialistë, duke iu referuar pikërisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të drejtën e propozimit dhe zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës së Lartë, ka vlerësuar se Kuvendi nuk mund të kërkojë për secilën kandidaturë verifikime të imtësishme. “Kushtetuta në nenin 136 të sajë, ka përcaktuar se: “Anëtarët e Gjykatës së lartë emërohen nga Presidenti i Republikës me pëlqimin e Kuvendit”. Dhënia e pëlqimit nuk do të thotë mbledhja e të dhënavepër kandidatët, nuk do të thotë kërkim i provave të pafajësisë, nga Kryetarja. Ky veprim i saj është në kundërshtim të hapur me ligjin”, -tha Leskaj. Selia rozë e vlerëson këtë rast si një shfaqje e hapur e cenimit të të drejtave dhe personalitetit nga Kryetarja e Kuvendit, prandaj nuk ka përjashtuar mundësinë e ndërmarrjes së një nisme për mocion shkarkimi ndaj saj. “Grupi Parlamentar i PS ka vlerësuar nevojën e reformave në vend dhe për këtë është bërë inicuese e paktit për reformat në drejtësi, por reformat humbasin vlerën kur vazhdon presioni për të kapur institucionet e pavarura, kur nuk respektohet pavarësia e tyre. Ne nuk bëjmë pakt për pakt. Ne presim votimin e dekreteve të presidentit dhe po vlerësojmë idenë emocionit për shkarkimin e Jozefina Topallit si Kryetare e Kuvendit”, - theksoi Leskaj. Gjithashtu PS nuk ka lënë pa implikuar në këtë çështje edhe kryeministrin Sali Berisha, heshtja e të cilit sipas Leskajt është fajësuese.