At-Nikolla Marku: Regjistrimi etniko- fetar, zgjon "Vorio Epirin"
ELBASAN- At-Nikolla Marku, kreu i Kishës Orthodokse Autoqefale Kombëtare Shqiptare, “Shën-Maria”, me qendër në Elbasan kundërshton me forcë projektin e regjistrimit të popullsisë mbi bazë etnike dhe fetar. Projekti ka ngjallur reagime të mëdha dhe mes kundërshtarëve është dhe prifit At Nikoll Marku i cili në një intervistë për NEWS24 deklaron se një regjistrim i tillë do ti shërbente ultranacionalistëve grekë. At Nikolli shkon më tej duke e quajtur “tradhti kombëtare” që do të motivojë kishën greke për ëndrrën e Vorio Epirit.At Nikolla Marku shprehet i shqetësuar se një regjistrim i tillë nuk do të ishte përshtatshëm për momentin pasi njerëzit të motivuar nga kushtet ekonomike nuk do të bënin një vetëdeklarim të saktë të besimit të tyre fetar.“Nuk është momenti i përshtatshëm për të bërë këtë lloj regjistrimi mbi bazën e etnisë dhe përcaktimit fetar. Nuk është letra ajo që përfaqëson besimin e një njeriu, Nëse sot bëjmë një regjistrim të dytë, këto njerëz mbi bazën e ekonomisë së vështirë që kanë sot dhe mbi lëvizjet që kanë bërë në shtetet fqinje ato e ndryshojnë dhe do bëhet një kaos i madh lëvizjesh, emrash, datëlindjesh dhe datash. Regjistrat e kanë kombësinë,etnicitetin e cdo njeriu. Ne s’kemi të drejtë ta ndryshojmë. Me ligj mund të ndryshosh besimin pasi është cështje dëshire, ndërsa në parlament etniciteti është i çmuar.Prifti i Kishës Orthodokse Autoqefale Kombëtare Shqiptare, “Shën-Maria" shkon më tej duke shprehur bindjen se një regjistrim i tillë është motivuar nga ultranacinalistëve grekë për të ringjallur ëndrrën e Vorio Epirit.“Kjo i shërben ultranacionalistëve grekë. Priftërinjtë grekë dhe kisha greke, që e motivon, besoj e motivon patjetër këtë cështje ka një qëllim që të marrë këto të dhëna për të realizuar ëndrrën e tyre me sy hapur të Vorio Epirit, i cili është si të thuash një arrë gur që i ka mbetur në fyt e spo e kapërdijnë dot. Ato kanë dëshirë që Shqipëria e Jugut të tjetërsohet dhe të marri një pamje tjetër. Kjo është një tradhti kombëtare”- thotë At Nikollë Marku. Ai shprehet i indinjuar për faktin se kryetarët e komuniteteve fetare myslimane, bektashije, dhe katolike e përqafojnë këtë ide. “Me indinjatë e them se si Zoti Janullatos, bashkë me kryetarin i bektashizmit, me kreun e kishtës katolike përqafojnë këtë ide. Ëndrra e kryepeshkopit grek po realizohet sepse Shqipëria do dalë 1 milionë ortodoksë, 2 mln do dalin turq dhe shqiptarë sdo ketë më. Kjo ështe një gjë e pavyer për shqiptarët”Qeveria ka ngritur një komision të posacëm i cili në vitin 2011 do të nisë regjistrimin e popullsisë shqiptare bazuar në deklaratat individuale për përkatësinë e gjithkujt për fenë dhe etninë e tij. Një vendim i tillë ka hapur debate pasi më së shumti mendohet se ky regjistrim rrit artificialisht minoritetet apo komunitetet e ndryshme fetare në vendin tonë. Ish presidenti Rexhep Meidani dhe historiani i njohur Pëllumb Xhufi pak ditë më parë u shprehën se ky regjistrim hkel hapur Kushtetutën por dhe ligjet ndërkombëtare.Ministri i Shtetit Pollo i cili do të drejtojë Komisionin Qendror për Regjistrimin e Popullsisë dhe Banesave pat deklaruar se regjistrimi është një standard evropian, i cili i shërben respektimit të pakicave. Sipas tij regjistrimi do të bëhet absolutisht në mënyrë profesionale nga Instituti i Statistikave i mbështetur edhe nga ekspertë evropianë”(Intervista eshte marre nga Fatmir Popja, NEWS24, përpunoi Suela Gera/BalkanWeb)