E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, Hysi: Përgjimet, kërcënim për bizneset shqiptare

“Në fakt, ndryshimet që propozohen të bëhen në ligj duke i dhënë ndër të tjera edhe Ministrisë së Financave të drejtën e interceptimit të bisedave të përditshme të punonjësve të vet, tregojnë qartë se jo vetëm lufta kundër korrupsionit nuk ka qenë e suksesshme, por se  kjo luftë kërkohet të bëhet duke anashkaluar organet kushtetuese dhe të specializuara në fushën e përgjimet të telekomunikacioneve”, tha deputetja Vasilika Hysi.

Ajo shtoi se këto propozime janë një kërcënim serioz për bizneset shqiptare dhe një mundësi tjetër për goditje selektive të bizneseve.

 “Bëhet akoma më e dyshimtë kjo iniciativë ligjore kur në krye të departamentit të hetimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve është ish-gjenerali i Berishës i vitit 97”, tha deputetja socialiste. Sipas saj, Partia Socialiste është e vendosur të luftojë korrupsionin, por duke respektuar standardet ndërkombëtare në këtë fushë, Kushtetutën dhe ligjet e vendit si dhe liritë dhe të drejtat e njeriut.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›