E Diel, 1 Nëntor 2026

Sejdiu: Bekim Fehmiu sinonim i artit filmik

PRISHTINë- Sinonim i artit filmik, vlerësohet Bekim Fehmiu nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu.
Presidenti i Kosovës i dërgoi një telegram ngushëllimi familjes Fehmiu, me rastin e ndarjes nga jeta të më të dashurit të tyre, aktorit me fame ndërkombëtare, Bekim Fehmiu.
“Lajmi për shuarjen e Bekimit na ka prekur rëndë të gjithëve. Por, emri i tij, vepra kolosale kinematografike që la ai pas vetes, na bën të jemi të bindur se Ju do të gjeni forcë për ta përballuar dhembjen e madhe”, theksohet ne telegramin e ngushellimit.
“Bekim Fehmiu është sinonim i artit filmik në këtë pjesë të Evropës, ndërsa vlera e veprës së tij është universale. Ai jetoi, punoi dhe iku si një artist i këtyre përmasave”, shprehet Presidenti Sejdiu.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›