PS, Islami: Të hiqet taksa e votës, zgjedhjet në rrezik
Partia Socialiste është shprehur edhe sot e alarmuar se zgjedhjet e qershorit janë në rrezik, nësë për votuesit pa pasaportë nuk jepen karta falas. PS i bën thirrje qeverisë të heqë atë që ajo e cilëson taksën e votës.
TIRANE- Partia Socialiste është shprehur edhe sot e alarmuar se zgjedhjet e qershorit janë në rrezik, nësë për votuesit pa pasaportë nuk jepen karta falas.
“Disa ditë rresht me shqetësim i kemi kërkuar me të gjitha mënyrat Kryeministrit të reflektojë, për të hequr taksën e votës dhe të çlirojë zgjedhjet nga makthi i vjetër i manipulimeve. Kryeministri duke bërë shurdhin po vë edhe këtë radhë zgjedhjet në rrezik. Ai përfundimisht po merr përgjegjësinë e rëndë të prishjes së tyre. Berisha nuk po e dëgjon zërin e votuesve të varfër, të opozitës dhe të partnerëve ndërkombëtarë. Duke i shpërfillur ato po afron çdo ditë dështimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme” theksoi deputeti socialist, Kastriot Islami përmes një konference për mediat.
PS i bën thirrje qeverisë të heqë atë që ajo e cilëson taksën e votës duke deklaruar se Berisha po vë në rrezik zgjedhjet dhe dështimi i tyre është një goditje për vendin.
“Kujtojmë me keqardhje se do të ishte shumë e rëndë që një vend i NATO-s të dështonte në realizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, në përputhje me standardet demokratike. Po ashtu, kjo do të ishte një goditje shumë e rëndë për fitimin e statusit të vendit kandidat, dhe një moment i humbur e vonesë në rrugën drejt BE” u shpreh Islami. (e.n/BalkanWeb)