E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqizë, vëllezërit e kryebashkiakut rrahin dy të rinj

Vëllezërit e kryetarit të bashkisë së Bulqizës rrahin me mjete të forta dy të rinj, pasi kundërshtuan rizgjedhjen e Roland Ketës në postin e kreut të PD-së Keta mohon: Sherri, pasi protagonistët ishin në gjendje të dehur. 

BULQIZE- Dy të rinj nga Bulqiza, Fehmi dhe Tan Durici janë përleshur fizikisht me dy vëllezërit e kryetarit të bashkisë së këtij qyteti, Roland Keta, pasi pretendojnë se kundërshtonin rizgjedhjen e këtij të fundit në postin e kryetarit të PD-së.
Sipas familjarëve dhe të afërmve ngjarja ka ndodhur të premten kur dy të rinjtë janë kërcënuar me armë dhe më pas janë rrahur në qendër të qytetit nga dy vëllezërit e kryebashkiakut pa asnjë shkak dhe në prani të kryebashkiakut
Ata kanë treguar se janë goditur me sende të forta, levë dhe cëlësa makinash dhe me plagë të rënda në trup janë transportuar në spital.

Nga ana e tij kryetari i bashkisë Roland Keta në një prononcim për tv NEWS24 ka mohuar të ketë qenë prezent në vendngjarje dhe deklaron se incidenti ka ndodhur në kushte kur të gjithë protagonistët ishin në gjendje të dehur. Prokuroria e qytetit thotë se ka marrë në shqyrtim dosjen dhe po heton për të zbardhur rrethanat e vërteta të ngjarjes që do të cojnë më pas në dënimin e autorëve.
(NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›