E Diel, 1 Nëntor 2026

PS, thirrje për protesta kundër qeverisë

Partia Socialiste u ka bërë ftesë gjithë qytetarëve që të marrin pjesë në protesta kundër qeverisë, duke e cilësuar këtë si përgjigjen më të mirë ndaj krizës në të cilën ndodhet vendit. Në emër të selisë rozë, deputetja e PS-së, Olta Xhaçka, u shpreh se të gjitha shtresat e shoqërisë që ndjehen të prekura nga qeverisja e keqe e vendit duhet të bëhen pjesë e protestave popullore.

Deputetja e PS-së, ka theksuar se qytetarët duhet të bëhen pjesë e një sërë protestash të pandalshme, për të rrëzuar këtë qeveri, që sipas saj nuk e ka legjitimitetin për të drejtuar vendin. "Për të gjitha këto arsye dhe për atë mori problemesh që ne të gjithë i përjetojmë në jetën tonë të përditshme, sot, u bëjmë thirrje shqiptarëve që të na bashkohen në një valë të pandalshme protestash kundër kësaj qeverie e cila sot më pak se kurrë, ka legjitimitetin për të na qeverisur", u shpreh Xhaçka.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›