E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëvritet me çifte 51-vjeçari

Fier- Shënohet një tjetër rast vetëvrasjeje në rrethin e Fierit. 51–vjeçari, Enver Braka nga fshati Zhupan, babai i dy fëmijëve, i ka dhënë fund jetës mëngjesin e së dielës, teksa është vetëvrarë në banesën e tij me një armë gjahu. Mbeten ende mister shkaqet që e kanë shtytur Brakën drejt vetëvrasjes, ndërkohë që është bërë e ditur se ai është ndodhur i vetëm, në një nga dhomat e banesës së tij, kur ka vendosur që të kryejë dhe aktin e vetëvrasjes. Kanë qenë të afërmit e viktimës 51-vjeçare ata që, pasi kanë dëgjuar krismat, kanë shkuar të parët në vendngjarje, por pa mundur që të bëjnë asgjë për shpëtimin e jetës së tij. Braka është gjetur i plandosur përdhe, në një pellg gjaku dhe të afërmit e tij kanë bërë përpjekje maksimale për ta shpëtuar. Ndonëse e kanë nisur drejt spitalit, 51-vjeçari nuk ka mundur që t’i shpëtojë dot vdekjes. Sipas deponimeve të bashkëfshatarëve të Brakës, viktima njihej si familjar i rregullt dhe njeri i qetë e pa probleme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›