E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, Klosi: U minua besimi tek zgjedhjet

Sekretari organizativ i Partisë Socialiste, Blendi Klosi i ftuar dje në emisionin “Natë me Xhaxhiun” në NEWS 24, deklaroi se “vendimi i Kuvendit për shkarkimin e anëtarit të KQZ ka minuar besimin tek zgjedhjet”. Duke iu referuar mandej faktit që tre ish-deputetët e PS, Kastriot Islami, Gjovalin Kadeli e Asllan Dogjani mbështetën me votë kërkesën e PD-së, Klosi tha se “pushteti të ble. Ata u shitën tek pushteti dhe u kthyen në mercenarë”. 
(a.k/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›