PS, Kodheli: Topalli po bën Shqipërinë gazin e botës, i treguam KE-së shkeljet e saj

Tiranë, 26 janar NOA Deputetja e Partisë
Socialiste, Mimi Kodheli ka reaguar sot në lidhje me deklaratën e Kryetares së
Parlamentit e cila akuzoi opozitën se po kryen atentat të qëllimshëm ndaj
imazhit të Shqipërisë.
Sipas Kodhelit, Kryetarja e Kuvendit, është
ajo që po e bën Shqipërinë gazin e botës, duke mos respektuar dhe duke shkelur
të gjitha të drejtat që i takojnë opozitës, jo vetëm brenda vendit, por edhe në
përfaqësimin e saj jashtë.
Ky është një turp që duhet të marrë fund,
sepse koston e këtyre veprimeve i paguajnë shqiptarët dhe imazhi i vendit tonë.
Letra është në dispozicionin tuaj tha Kodheli duke u shprehur se ndryshe nga
Jozefina Topalli, që tund letra përpara kamerave, por nuk guxon ti lexojë ato,
opozita është transparentë.
Deputetja socialiste ka lexuar sot para gazetarëve
letrën që Partia Socialiste i ka dërguar Këshillit të Evropës, ku sipas
saj nuk kërkohet asgjë më tepër sesa zbatimin e përpiktë të rregullores që
Topalli e shkel me të dy këmbët.
Sipas rregullores së Kuvendit të Shqipërisë,
neni 7, pika 3, Kryetarja e Kuvendit emëron anëtarët e delegacioneve në bazë të
konsultimeve me kryetarët e grupeve parlamentare dhe përfaqësimi duhet të
reflektojë përbërjen e Parlamentit. Në rast mosmarrëveshjesh duhet të votohet
në Kuvend. Emërimi është bërë në mënyrë arbitrare jo vetëm se nuk është
respektuar rregullorja, por dhe vendet që i takojnë opozitës janë reduktuar
vetëm në një. Opozita e drejtuar nga socialistet ka pasur dy anëtarë në
delegacionet e mëparshme megjithëse ka pasur më pak vende në krahasim me vendet
që ka sot. E njëjta gjë ka ndodhur me anëtarët zëvendësues, të cilët janë
emëruar pa u konsultuar me autoritetet e grupit parlamentar socialist. Ky akt
dhunon gjithashtu Nenin 6 Kredencialet të Asamblesë Parlamentare të
Këshillit të Evropës thuhej në letrën që Kodheli deklaroi se i ka dërguar KE-së.
k.k/NOA