Berisha ministrave Mos mungoni ne komisionet kuvendore

Kryeministri Sali Berisha urdheroi dje anetaret e kabinetit qeveritar qe te mos mungojne ne asnje prej mbledhjeve te komisioneve parlamentare. Ne menyre te vecante sipas Berishes ne mbledhjet kur diskutohen projektligjet e qeverise. Gjate mbledhjes se djeshme te grupit parlamentar te PD-se ne pjesen pa pranine e medias mesohet se Berisha u ka kerkuar te gjithe ministrave pa perjashtim pjesemarrjen ne cdo mbledhje te komisioneve ndersa ka evidentuar se ne pjesen me te madhe te tyre ata mungojne dhe ligjet mbeten pa argument ne rastet e debateve me opozites. Po ashtu behet e ditur se ne mbledhjen me deputetet demokrate Kryeministri Berisha ka sqaruar arsyet se pse qeveria mori ne mbrojtje permes ligjit vetem investitoret e huaj dhe jo edhe ata vendas. Berisha ka sjelle si shembull ankesen e nje investitori anglez i cili eshte penguar qe te investoje ne Shqiperi. Por - ka shtuar Berisha - ankesa te tilla nuk ka marre nga biznesi vendas dhe per kete arsye ligji perfshiu per mbrojtje vetem investitoret e huaj.