E Diel, 1 Nëntor 2026

Kartat e identitetit qeveria ndryshon ligjin

Vlefshmeria e kartes 10 vjet per cdo grupmoshe. Komisioni i Integrimit PS kritikon heqjen e atesise dhe memesise.

Qeveria ndryshon ligjin per dokumentet e identitetit. Me ndryshimet e bera ne ligj vlefshmeria e leternjoftimeve do te jete 10 vjet per cdo grupmoshe. Ndryshimet percaktojne edhe kriteret kur nje leternjoftim shpallet i pavlefshem nderkohe qe ndryshimet ne nenin 6 te ligjit baze saktesojne te dhenat qe shenohen ne leternjoftim. Kjo pike ka shkaktuar debate gjate diskutimeve te draftit ne Komisionin e Integrimit. Socialistet kane pretenduar se heqja nga ky dokument i atesise dhe memesise shton mundesine e abuzimeve sidomos ne raste votimesh. Por per demokratet mjafton ID personale per te identifikuar cdo person. Gjate diskutimeve te ndryshimeve ne projektligj drejtoresha e Dokumenteve te Identitetit Miranda Harizaj ka bere nje pasqyrim per aplikimin dhe prodhimin e kartave te identitetit ku ka pohuar se vetem deri ne 17 shtator kane aplikuar 2 milione e 330 mije qytetare dhe jane prodhuar rreth 2 milione e 320 mije karta identiteti.

Diskutimet

Socialistet kane kundershtuar ndryshimet ne ligjin nr. 8952 date 10.10.2002 Per dokumentin e identitetit te shtetasve shqiptare te ndryshuar. Ata kane ngritur perseri shqetesimin per ruajtjen e te dhenave personale duke pohuar se nuk shpjegohet se si mund te ruhet privatesia e nje qytetari ne momentin qe keto te dhena i jepen koncesionarit per prodhimin e ketyre kartave. Por kjo eshte kundershtuar nga vete perfaqesuesi i Ministrise se Integrimit i cili ka bere me dije se qeveria bashkepunon ngushte me kompanite koncesionare duke vene theksin se me keto te dhena nuk mund te abuzohet. Ligjvenesi socialist Gramoz Ruci ka kundershtuar ndryshimet ne nenin 6 pika c ku thuhet se elemente sigurie brenda normave te Komitetit Evropian numri i te cilave caktohet nga Keshilli i Ministrave. Sipas tij kjo pike nuk shpjegon asgje sepse nuk thuhet se cfare perfshihet ne elementet e sigurise. Nje tjeter pakenaqesi e shprehur nga kryetarja e Komisionit te Integrimit Ermelinda Meksi ishte mungesa tek te dhenat personale e atesise dhe memesise. Sipas saj personat me te njejtin emer dhe mbiemer mund te votojne me shume here. Por per demokratet kjo ceshtje eshte e zgjidhur sepse per cdo individ ka nje ID personale cka e identifikon ate me se miri. Meksi shtoi se ne kete rast do te duhet qe perkrah emrit dhe mbiemrit ne listen e votuesve te shenohet dhe ID. Lidhur me abuzimet me te dhenat personale deputetja demokrate Albana Vokshi ka akuzuar nje prej punonjesve te nje minibashkie ne Tirane ku sipas saj me urdher te kryetares se kesaj bashkie jane marre ne menyre abuzive te dhenat e saj. Edhe deputeti socialist Ditmir Bushati e ka konsideruar shkelje nje veprim te tille. Drafti parashikon gjithashtu se vlefshmeria e leternjoftimeve do te jete 10 vjet per cdo grupmoshe. Ligji aktual parashikon se per moshen 16-30 vjec afati minimal i vlefshmerise te ishte 5 vjet duke mos percaktuar afat maksimal. Ndersa per moshen mbi 30 vjec nuk ka afat. Nje tjeter ndryshim eshte ai i bere ne nenin 5 te ligjit bashke ku shtohet neni 5/1. Leternjoftimi shpallet i pavlefshem kur a ka te dhena te mjaftueshme se mbajtesi i tij e ka siguruar ne menyre te paligjshme b vertetohen rastet e percaktuara ne shkronjat lsquob lsquoc dhe lsquoc te nenit 5. Projektligji parashikon gjithashtu si dispozite kalimtare se ne momentin e perfundimit te kontrates koncesionare tarifat per pajisjen dhe ripajisjen me leternjoftim elektronik do te percaktohen me kete te tjera akte ligjore dhe nenligjore. Drafti eshte miratuar vetem me voten kunder te deputetit socialist Ditmir Bushati nderkohe qe Gramoz Ruci dhe Taulant Balla kishin braktisur mbledhjen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›