PS, LSI dhe PDK: Rrezikohen zgjedhjet
Pajisja e shtetasve me karta identiteti ka shkaktuar mjaft debate dje në sallën e Kuvendit. Deputetët e opozitës kanë akuzuar qeverinë se po mban peng procesin dhe kjo mund të çojë në shkatërrimin e procesit zgjedhor. Deputeti i PS-së, Blendi Klosi, ka kërkuar që qeveria të pranojë propozimin e opozitës për të shpërndarë kartat falas për të gjithë shqiptarët, pasi ndarja në kategori nuk është e drejtë. Po kështu, karta falas për të gjithë ka kërkuar edhe kryetari i grupit parlamentarë të LSI-së, Pëllumb Xhufi. Me dy partitë opozitare është bashkuar edhe PDK-ja. Deputeti Frrok Gjini i ka kujtuar qeverisë se do të ishte në të mirë të zgjedhjeve, nëse kartat e identitetit jepeshin falas.