Pogradec, gjenden dy kufoma në një ditë
Dy kufoma janë gjetur në harkun kohor të 24 orëve në fshatrat e Pogradecit. Uniformat blu raportojnë për dy persona të vdekur në dy fshatra, nga të cilët një konsiderohet vetëvrasje, ndërsa tjetra vdekje për shkaqe aksidentale
Vetëvrasja aksidentale
Burimet e Komisariatit të Policisë së Pogradecit bënë të ditur se dje në mesditë është gjetur i vdekur shtetasi Artur Xhuke nga fshati Vërdovë i Pogradecit. Nga këqyrja e kufomës dhe veprimet e para hetimore rezultoi se 40-vjeçari ka pasur plagë të rënda në trup dhe gjymtyrë, të cilat i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Policia ka konkluduar paraprakisht se 40-vjeçari nga Vërdova ka vdekur aksidentalisht, si pasojë e shpërthimit të një granate, copa të së cilës janë gjetur në trupin e viktimës. Nga hetimet e policisë mësohet se 40-vjeçari ka gjetur një granatë, por ndërsa e ka marrë në duar, ajo ka shpërthyer, duke shkaktuar edhe vdekjen e tij të menjëhershme. Trupi i pajetë është gjetur nga disa kalimtarë të rastit, i mbuluar me gjak dhe pa shenja jete. Sipas uniformave blu, pas informacionit se një person është gjetur i vdekur në një kasolle, mbi varrezat e dëshmorëve të fshatit, drejt vendngjarjes është nisur një grup i posaçëm hetimor, i cili ka nisur menjëherë punën për mbledhjen e provave materiale. Në fillim është menduar se 40-vjeçari ishte vrarë. Por, pasi janë gjetur copat e granatës dhe evidentuar shenjat e plagët në trup, grupi hetimor ka dalë në përfundimin se bëhej fjalë për një ngjarje aksidentale. Në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja të tjera dhune, ndërsa duart e tij kanë qenë më të dëmtuara.
Vetëvrasja klasike
Brenda një harku të shkurtër kohor, policia është sinjalizuar edhe për një tjetër person të vdekur. Dje, rreth orës 10:35, është marrë informacioni se në fshatin Omezh të Komunës Velçan është gjetur i vdekur një shtetas. Nga hetimet e policisë dhe pas identifikimit të viktimës, rezultoi se bëhej fjalë për një person që ishte deklaruar i zhdukur që në muajin shkurt. Sipas policisë, viktima ishte një 36-vjeçar nga fshati Memlisht, i cili është identifikuar pasi trupi i pajetë është dërguar në morg. Të afërmit kanë identifikuar të vdekurin Miço Torra, nga fshati Memlisht i Pogradecit, trupi i të cilit u gjet në Stanet e Omezhit.
Policia dyshon për një vetëvrasje, pasi ai është gjetur i varur me një bluzë të pambuktë në trarin e stallës. Një banor i fshatit Omezh ka sinjalizuar për gjetjen e tij në ambientet e brendshme. Policia e ka pasur të vështirë identifikimin e kufomës. Nga këqyrja e jashtme është përcaktuar vetëm se ajo ishte e seksit mashkull, ku në trupin e tij nuk kishte shenja dhune apo dëmtime me armë zjarri dhe mjete të forta. Pas verifikimeve, është konfirmuar se trupi pa jetë ishte i 36-vjeçarit Torra, familjarët e të cilit e kishin deklaruar të zhdukur që nga 12 shkurti i këtij viti. Një hipotezë është që 36-vjeçari, pas largimit nga banesa, ka qëndruar i fshehur në stan, në fshatin Omezh. Ndërkaq janë marrë në pyetje dëshmitarë dhe banorë të zonës, por asnjë prej tyre nuk e ka parë 36-vjeçarin. Nga veprimet hetimore rezultoi se bëhet fjalë për vetëvrasje dhe se shkak mund të jetë bërë depresioni. Sipas deklarimeve të të afërmve, Miço Torra vuante nga çrregullime mendore.