PS-LSI, ende i pashpallur plani 300-ditor i qeverisë së re
TIRANE- Programi i 300 ditëve të para të qeverisë së re të koalicionit Aleanca për Shqipërinë Evropiane ende nuk është shpallur publikisht. Megjithëse ai ka përfunduar dhe është në duart e dy partnerëve, kreut të PS-së, Edi Rama dhe atij të LSI-së, Ilir Meta, ende nuk është bërë një paraqitje publike.
Vetë kryeministri Edi Rama premtoi se ai plan 300-ditor, sapo të ishte gati do të shpallej edhe publikisht, por duket se kjo do të vonojë pak. Dy përfaqësuesit e zgjedhur nga PS, Ilir Beqaj dhe nga LSI, Edmond Haxhinasto kanë sqaruar herë pas here pika të këtij projekti, i cili është diskutuar dhe rakorduar mes palëve.
Që në 18 korrik, edhe Beqaj dhe Haxhinasto lajmëruan se përveç platformës për 300 ditët e para të qeverisjes, ekziston një mikro- program, vetëm për 100 ditët e para, që vjen në kuadrin e ndërhyrjes emergjente për të kthyer stabilitetin. Dy partnerët në qeveri u kanë kushtuar rëndësi në këtë program sektorëve të tregtisë, industrisë prodhuese, mjedisit, për t’u përmbyllur me sektorin fiskal, i cili konsiderohet ndër më të rëndësishmit e gjithë platformës.
(m.a/GSH/BalkanWeb)