E Diel, 1 Nëntor 2026

Grushtuan mjekun dhe policët në spital, pranga dy të rinjve në Tiranë

policia-tirane-260x200Tiranë- Dy persona janë arrestuar nga blutë e kryeqytetit me akuzën se kanë dhunuar fizikisht një mjek në spital dhe dy efektivë policie.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë Tiranë janë arrestuar shtetasit Rigers Kola 18 vjeç, lindur Burrel dhe banues në Tiranë dhe Edlin Bardhoshi 28 vjeç, lindur në Prrenjas dhe banues në kryeqytet.

Policia thotë se arrestimi i tyre u krye pasi në datë 02.08.2013, rreth orës 04:30, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, brenda ambienteve të Spitalit Ushtrak Tiranë kanë goditur me grushta ndihmës mjekun I.Gj, duke i shkaktuar dëmtime për shëndetin, gjithashtu kanë ushtruar dhunë fizike ndaj punonjësve të policisë të planizuar me shërbim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›