PS-LSI, përplasje për kufizimin e imunitetit të deputetëve
Manjani: “Projektligji bie ndesh me Kushtetutën e vendit”. Legisi: “PS-PD ta ndryshonin Kushtetutën edhe për këtë çështje”
Shaban Sulçe
Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim ndajnë qëndrime të kundërta lidhur edhe me projektligjin e paraqitur nga maxhoranca përsa i përket ndryshimit të Kushtetutës. Kryetari i Komisionit të Ligjeve në Partinë Socialiste, Ylli Manjani, shprehet kundër këtij projektligji, duke thënë se ai bie ndesh me Kushtetutën, ndërkohë që deputeti i LSI-së, Ndre Legisi, deklaron se PD-ja dhe PS-ja kanë mashtruar opinionin publik, kur kanë deklaruar vazhdimisht se janë pro kufizimit të imuniteteve. Legisi tha se nëse vërtet këto parti do ta kishin këtë vullnet, atëherë ato duhet të ndryshonin Kushtetutën edhe për kufizimin e imunitetit të deputetëve, jo vetëm për interesat e tyre.
Manjani
Sipas kryetarit të Komisionit të Ligjeve në Partinë Socialiste, Ylli Manjani, “projektligji që qeveria ka kërkuar të miratojë në Kuvend për kufizimin e imuniteteve bie në kundërshtim me këtë Kushtetutë. Çështjet e imunitetit janë të "kopsitura" mirë në Kushtetutën e vendit, për pasojë nuk ka asnjë arsye që me ligj të kërkohen zgjidhje të tjera, të ndryshme nga sa ka parashikuar vetë Kushtetuta”. Manjani deklaron se imuniteti i deputetit nuk është pengesë për të luftuar krimin, siç e propagandon qeveria. “Rastet e muajve të fundit, për heqjen e imunitetit të deputetëve Basha-Mediu, tregojnë me së miri që Kushtetuta funksionon ashtu siç duhet. Nga ana tjetër, imuniteti nuk është as ‘jeleku antiplumb’ e as ‘mburoja juridike’ e askujt që ka kryer apo do të kryejë një krim. Imuniteti i është dhënë deputetëve për t’i mbrojtur ata politikisht nga shantazhi dhe presioni i qeverisë. Kjo është arsyeja përse ekziston imuniteti. Në kushtet kur qeveria insiston që ky imunitet të hiqet, kuptohet qartë se përse e do kjo qeveri imunitetin e hequr. Në këtë kuptim përcaktimet e bëra në Kushtetutën tonë për imunitetin marrin rëndësi të veçantë. Është me vend të sqarohet edhe një fakt tjetër, që edhe në këtë qeveri u konfirmua, se nga natyra e funksionimit të shtetit nuk janë deputetët subjekti kryesor i korrupsionit, por qeveria. E parë në këtë optikë, duket sikur vetë kryeministri ka pasur gjithmonë në qëllimet e tij presionin jo vetëm ndaj deputetëve, por edhe ndaj ministrave të tij, veçanërisht ndaj atyre të partive të vogla, që s’i kontrollon dot. Pra shiheni sesa banale janë interesat e këtij projektligji, i cili, siç theksova edhe më parë, bie ndesh me Kushtetutën e vendit”, - shprehet Manjani.
Legisi
Deputeti i LSI-së, Ndre Legisi, akuzon dy partitë e mëdha, PS e PD, për shtirje dhe mashtrim përpara opinionit publik kur kanë deklaruar se janë të gatshme për të kufizuar imunitetin e deputetit. Legisi shprehet se nëse vërtet këto dy parti do të kishin një vullnet të tillë, duhet ta kishin konkretizuar kur ndryshuan Kushtetutën. “Ligji për kufizimin e imunitetit të deputetëve, i kërkuar nga institucionet ndërkombëtare shumë vite më parë, ka qenë dhe mbetet një ligj propagandistik dhe mashtrues për opinionin publik. Kush ka njohuritë minimale se nga buron imuniteti i një deputeti dhe si mund të kufizohet, e di mirë se imuniteti nuk është një vullnet ideal i një deputeti, e ca më pak i një kryeministri, i një qeverie apo dikujt tjetër. Imuniteti i deputetit është i fiksuar në Kushtetutë dhe pikërisht këtu qëndron loja e dy partive, PS-PD, që të ndryshonin Kushtetutën. Por në ndryshimet kushtetuese të votuara nga këto dy parti, nuk përfshihet vullneti politik i deklaruar në media prej tyre për kufizimin e imunitetit. Një gazetar i vëmendshëm shtron pyetjen: Si ka mundësi që për një çështje kaq shumë të diskutuara, PS dhe PD “harruan” të bënin këtë ndryshim kushtetues? E pra, të dyja këto parti luajnë me opinionin publik kur flasin për kufizim të imunitetit nëpërmjet një ligji të thjeshtë, kur e dinë shumë mirë se imuniteti i deputetit buron nga Kushtetuta. Për më tepër, Partia Socialiste, me votimet që bëri për ndryshimet e Kushtetutës legjitimoi dhënien e imunitetit të pakufishëm kryeministrit Sali Berisha”, - deklaroi deputeti i LSI-së, Ndre Legisi.
Kundërpërgjigjja
Lidhur me akuzat e LSI-së, të sipërpërmendura nga deputeti Legisi, Manjani deklaroi: “Meqë për LSI-në paska qenë kjo mundësi, pse nuk u ndje të bënte një propozim për këtë çështje? Më vjen keq, por asgjë nuk është serioze në këto ‘konstatime’ të LSI-së. Pavarësisht kësaj, unë i qëndroj fort asaj që thashë më lart, se imuniteti është garanci politike dhe jo mbrojtje të së paligjshmes. Të tjerat pastaj janë thjesht kolloqitjet e radhës që vazhdojnë të shmangin vëmendjen nga problemet kryesore të vendit”.
7 Maj 2008