E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: ”Vlerësojmë punën e Kroacisë për heqjen e vizave



Presidenti i Republikës, Bamir Topi, priti ditën e djeshme në Presidencë kryetarin e Parlamentit të Kroacisë, Luka Bebiç. Topi i shprehu kryetarit të Parlamentit kroat, Bebiç, vlerësimin për marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë mes dy vendeve. Në vijim të bisedës bashkëbiseduesit vlerësuan ftesën e përbashkët që Shqipëria dhe Kroacia morën për anëtarësimin në NATO. Presidenti Topi dhe kryeparlamentari kroat, Bebiç, ndanë të njëjtin mendim se një element domethënës në kuadër të realizimit të reformave integruese është dhe rritja e kontakteve dhe shkëmbimi i përvojave në nivele specialistësh e më gjerë ndërmjet strukturave parlamentare të dy vendeve. Presidenti i Republikës theksoi në këtë takim se në kuadër të lehtësimit të mëtejshëm të regjimit të vizave që Shqipëria po përpiqet të arrijë me BE-në, ne vlerësojmë bashkëpunimin për heqjen e sistemit të vizave nga pala kroate. “Shpreh besimin se kjo do të nxiste kontaktet mes popujve tanë, lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave si dhe do t’i japë më shumë shtytje intensifikimit të bashkëpunimit dypalësh në fushat me interes të ndërsjellë, sidomos në sektorin ekonomik e turistik”, - tha presidenti Topi.

7 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›