Pensionet e ushtarakëve Drafti me shtresat përfituese qëndron ende në qeveri
11/03/2009 Drafti për llogaritjen e pensioneve të ushtarakëve të liruar në rezervë prej kohësh është depozituar pranë Këshillit të Ministrave së bashku me ndryshimet e bëra, por deri më sot ende nuk është dhënë verdikti për miratimin e tij. Në një prononcim të dhënë për gazetën “Metropol”, zëvendësministri i Financave Sherefedin Shehu ka pohuar se skema e llogaritjes së pensioneve për këtë kategori i është kaluar qeverisë për rishqyrtim. Prej kohësh drafti me ndryshimet përkatëse në lidhje me procedurën e përllogaritjes së pensioneve të ushtarakëve të liruar në rezervë i është kaluar qeverisë për miratim. Në ndryshimet e bëra janë shtuar disa kategori të tjera ushtarakësh, si ata që kanë shërbyer për SHIK-un, kategoritë që do t’u njihen kontributet pas ’92-shit etj.”, - ka pohuar Shehu. Pavarësisht hartimit të ndryshimeve në procesin e llogaritjes së pensioneve për këtë shtresë, ende nuk dihet se kur qeveria do ta miratojë këtë draft, çka do t’i japë udhë llogaritje së re të pensioneve sipas shtesave që do të bëhen për më shumë se 7800 ish-ushtarakë të liruar në rezervë, të ndarë sipas gradave të caktuara të fushës. Ndërkohë një ditë më parë drejtuesit e shoqatës së ushtarakëve kanë pohuar se qeveria duhet të ndërhyjë që të mos zvarritet më tej kjo çështje, si dhe të sigurojë fondet e duhura që nevojiten për llogari të pensioneve të kësaj shtrese.
Kreu i LSI Ilir Meta takohet me ushtarakët e liruar. Premton zbatimin e vendimit të Kushtetueses
Ish-ushtarakët, do zbatojmë ligjin e 2005
“Trajtimi financiar detyrim jo vetëm kushtetues, por edhe moral, social dhe politik”
Oli Xhilaga
Lëvizja Socialiste për Integrim do të zbatojë ligjin e vitit 2005 për ish-ushtarakët. Ky ka qenë premtimi që kreu i kësaj partie Ilir Meta i ka bërë ish-ushtarakëve gjatë takimit që ka zhvilluar dhe ku është diskutuar rreth trajtimit ushtarak dhe financiar të kësaj kategorie. Ligji në fjalë ka të bëjë me pensionet e ish-ushtarakëve që kanë dalë në rezervë pas vitit 1991, si dhe trajtimin e tyre. Megjithëse ligji në maj të 2005 është miratuar me votat e mazhorancës dhe opozitës së asaj kohe, ai është ndryshuar një vit më pas me propozim të qeverisë Berisha, veprim ky që është sulmuar nga kreu i LSI edhe gjatë takimit me ish-ushtarakët. Gjithashtu Meta ka kërkuar mbështetjen dhe përkrahjen e kësaj kategorie për forcën politike që drejton.
Premtimi
Trajtimi financiar i ish-ushtarakëve është një detyrim jo vetëm kushtetues, por është një detyrim politik, një detyrim social e njerëzor, dhe një detyrim atdhetar i secilit prej nesh që është angazhuar në politikë, për arsye të atdhetarizmit dhe sakrificave që përfaqëson kjo pjesë e shoqërisë përgjatë gjithë jetës së saj. Kështu i është drejtuar kreu i LSI-së Ilir Meta ish-ushtarakëve të pranishëm në takim, të cilëve gjithashtu iu është premtuar zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2007. Meta është shprehur se qeverisja e koalicionit të LSI, pas zgjedhjeve të 28 Qershorit do të vërë në zbatim ligjin që është miratuar në vitin 2005 për këtë shtresë, por që Kryeministri Berisha e shfuqizoi. Ai dënoi këtë veprim të Kryeministrit Berisha, duke qenë se ai e votoi pro ligjin për ish-ushtarakët kur ishte në opozitë. Duke iu referuar bashkëpunimit mes LSI dhe ish-ushtarakëve, Meta tha se nuk e konsideron këtë një bashkëpunim për motive politike dhe elektorale, por si një bashkëpunim që ka në bazë të tij atdhetarizmin dhe patriotizmin. “Kam qenë shumë i hapur për të realizuar një marrëveshje, duke qenë i bindur në drejtësinë e atyre që u takon ish-ushtarakëve dhe që u është mohuar, për fat të keq, në mënyrë krejtësisht tinëzare, jo njerëzore dhe antikushtetuese nga ana e qeverisë Berisha. Them tinëzare sepse në vitin 2005, kur u miratua ligji, PD që ishte në opozitë nuk votoi kundër, por votoi pro. Kur erdhi në pushtet e shfuqizoi, duke treguar dhe një herë tjetër atë urrejtjen e saj për ushtarakët në përgjithësi”, tha Meta. Duke iu drejtuar të pranishmëve kreu i LSI-së tha se dinjiteti juaj dhe i gjithë shokëve tuaj nuk mundet të nëpërkëmbet dhe nuk mundet të injorohet më. “Dialogu mes gjithë ish-ushtarakëve edhe për çështje të tjera, edhe për çështje të rëndësishme të sigurisë kombëtare dhe integrimin do të jetë në vëmendjen tonë, pasi shumë prej jush janë në gjendje aktive për të punuar në administratë, në sektorë dhe detyra të ndryshme, që kanë afërsi edhe me profesionin dhe me eksperiencën tuaj”, tha Meta.