Topi dekreton Turkun si ministër
11/03/2009 Presidenti
Presidenti Bamir Topi dekretoi dje emërimin në detyrën e ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Ardian Turkut. Dekreti, i cili është në mbështetje të neneve 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, është firmosur nga kreu i shtetit pesë ditë pasi Topi ka pranuar propozimin e Kryeministrit Sali Berisha për shkarkimin nga detyra ministrore të Ylli Pangos. Ky i fundit u shkarkua nga detyra 6 ditë më parë, pasi në një emision televiziv u shfaqën disa pamje filmike, sipas të cilave ish-ministri Pango abuzonte me detyrën. Video skandali i Pangos detyroi Kryeministrin që përmes telefonit në një afat kohor prej 4 minutash të merrte vendimin për shkarkimin e ministrit të Kulturës. Një ditë më pas Berisha propozoi emërimin në këtë post të Kryetarit të Këshillit të Qarkut të Elbasanit, Ardian Turku, emër që u dekretua pa kontestime nga Presidenti Topi. Ky i fundit kishte paralajmëruar një dekretim të shpejtë, ndërsa vlerësoi figurën e Turkut.
Oketa-Stoykov
Prioritet anëtarësimi në NATO dhe BE
Ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa vlerësoi dje mbështetjen që Bullgaria i ka dhënë dhe i jep Shqipërisë në kuadrin e anëtarësimit në NATO. Gjatë takimit me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA-ve të Bullgarisë, Gjeneral Zlatan Kirilov Stoykov, Oketa është shprehur se bashkëpunimi ynë është i hershëm. “Shqipëria dhe Bullgaria e kanë nisur këtë rrugë që në vitin 1993, ndaj si Ministër i Mbrojtjes premtoj se do të mbështes të gjitha projektet në fushën ushtarake, jo vetëm ato që kanë ekzistuar e vazhdojnë më tej, por edhe ato që do të inicohen në të ardhmen”, theksoi ai. Oketa vlerësoi si prioritet parësor anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe sigurisht pas tij dhe hyrjen në BE. Një tjetër sfidë, sipas ministrit të Mbrojtjes, është edhe demontimi i municioneve të mbetuara stok. Gjatë takimit Gjeneral Stoykov theksoi se data 3 dhe 4 prill do ta ulin Shqipërinë në vendin e anëtarit me të drejta të plota në NATO dhe kjo sigurisht do të jetë një ditë historike.