E Shtunë, 31 Tetor 2026

SKANDALI/ Basha ndërron bravat e Këshillit Bashkiak për të mos lejuar mbledhjen e shkarkimit të Kosovrastit

Keshilli-Bashkiak-Lulzim-Basha-flet_0Përgjatë natës janë ndryshuar bravat e dyerve të sallës së Këshillit Bashkiak të Tiranës, për të mos lejuar mbajtjen e mbledhjes së thirrur nga mazhoranca e këshilltarëve të majtë, për shkarkimin e kryetarit, Njazi Kosovrasti.

Lajmin e ka bërë të ditur Sekretari i Këshillit Bashkiak, Behar Zenelaj.

Nga ana tjetër, Policia Bashkiake ka larguar studiot lëvizëse televizive, duke thënë se nuk ka mbledhje të Këshillit Bashkiak sot.

Kryetari i këshilltarëve të LSI, Shezair Rrokaj, thotë për A1Report se ata e kanë bërë kërkesën për mbledhjen konform ligjit.

Ndërkohë, nga burime pranë Këshillit Bashkiak mësohet se janë ndryshuar edhe password-et e kompjuterëve si dhe është bllokuar telefonia fikse dhe ajo celulare në të njëjtat ambiente.

Një veprim i tillë, në mos i njohur për këshilltarët e majtë, ka qenë i pritshëm. Mos provoko këshilltarët e shumicës, je në sytë e medias, qytetarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë. Mos u merr me fshehje vulash e mbyllje dyersh, shkruante mbrëmë në Facebook kreu i këshilltarëve të majtë, Aldrin Dalipi./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›