Rama: I votojmë 3 ligjet nëse hyjnë në fuqi pas zgjedhjeve
Kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, në parim janë dakord që të votojnë tre ligjet e kërkuara për marrjen e statusit kandidat.
Por Rama thotë se këto ligje duhet të hyjnë në fuqi pas zgjedhjeve.
Duke folur në emisionin Opinion, Rama tha: Asnjëherë nuk ia kam kërkuar dhe asnjëherë nuk e kemi thënë këtë. Ndërkohë që sot kryetari i LSI-së bëri thirrje për një kompromis për kalimin e dy ligjeve, sepse e treta është rregullore. Për mua kjo përbën sens, sepse nuk ka pse gjithë periudha e verës të përdoret kur jemi në një tranzicion pushteti. Ne jemi të gatshëm ti përgjigjemi kësaj ftese për kompromis dhe ti votojmë në rast se pranohet opsioni që këto ligje të hyjnë në fuqi pas zgjedhjeve me Parlamentin e ri. Paraprakisht nuk e kishim diskutuar këtë gjë, sot më ka ardhur nga zyra e kryetarit të LSI-së.
Kurse kryeministri Sali Berisha u shpreh në një konferencë për shtyp se ligjet i votojnë menjëherë, por është Rama ai që ka penguar miratimin e tyre.
Ndrsa përsa u përket, ligjeve Partia Demokratike është e gatshme ti votojë nesër ato. Partia Demokratike ka qenë e gatshme ti votoje tre ligjet n çdo kohë, çdo ditë, por dhjetë ditë më parë dëgjova zotin Rama të përmendte Fierin. Ato janë unik për të krijuar pseudongjarje. Ne kemi qenë të gatshëm dhe jemi të gatshëm për të votuar tre ligjet dhe çdo ligj, çdo akt e çdo marrëveshje që i shërben integrimit të vendit në Bashkimin Europian. Ne jemi të vendosur ta çojmë para këtë proces. Reformat tona bënë të mundur që Shqipëria të rekomandohet për marrjen e statusit, me kusht që të votohen tre ligje. Ky është qëllimi ynë, tha Berisha./ep