E Diel, 1 Nëntor 2026

Dinamo-Tirana e nisin me nga një barazim

Dinamo e fillon me një barazim pa gola dhe pa emocione rrugën e saj të gjatë në tentativë për të konfirmuar titullin e fituar në majin e shkuar. 

Kampionët, me shumë ndryshime në formacion në krahasim me katër muaj më parë, nuk munden të çajnë gardhin e ndërtuar nga Starova dhe zhvillojnë një ndeshje apatike, që duke i shtuar edhe vapën e madhe që i vështirëson së tepërmi lëvizjet e lojtarëve, del një lojë tepër e mërzitshme dhe me zero raste të rrezikshme për portierët. Vllaznia e Tirana e kanë nisur në paqe këtë sezon të ri. Pas një ceremonie të bukur me këngë e plot fishekzjarre dhe pas shkelmimit të topit të parë nga qendra nga ana e mjeshtrit të sportit Ferit Borshi, ka nisur supersfida e vërtetë me kuqebluve e bardhebluve. Të dy ekipet kanë hyrë në këtë përballje për të arritur tre pikëshin e parë të këtij sezoni. Për një gjë të tillë flet më mirë se gjithçka kronika e këtij takimi. Në barazim pa gola është mbyllur takimi midis Elbasanit dhe Apolonisë në stadiumin “Ruzhdi Bizhuta”, duke lënë të zhgënjyer tifozët vendës, jo vetëm për rezultatin, por edhe për lojën e zhvilluar. Të dyja skuadrat dhanë ritëm të ulët e me pak sulme, gjë që i volitej më tepër skuadrës fierake, debutuese në kampionati, e cila luante në transfertë. Me shumë probleme dhe me shumë lojtarë të rinj, Partizani tregoi se të mund edhe me emrin e madh që ka. Minuta e 63-të ishte fatale për ekipin e Lushnjës ku goditja mjeshtërore e Karapicit solli një zhgënjim të madh në “Roza Haxhiu”. Dy vjet pritje për të luajtur në Superiore ishin të gjata për tifozerinë e Lushnjës, e cila që në orën 15:00 mbushi shkallët e stadiumit “Roza Haxhiu” për të mbështetur ekipin e tyre të zemrës. Ashtu sikurse pritej në Peqin, java e parë e kampionatit të 70-të kombëtar ka nisur me këmbë të mbarë dhe me shumë “bereqet”. Në një atmosferë tepër të ngrohtë dhe në prani të një numri të kënaqshëm tifozësh, peqinasit e Shkumbinit kanë korrur një fitore të pastër ndaj Bylisit 4-1, por edhe bindëse me lojën, në veçanti të pjesës së dytë.

Kategoria Superiore

Java e I-rë

Dinamo - Teuta                 0-0
Vllaznia – Tirana             0-0
Lushnja-Partizani             0-1
/Karapici 63’
Besa-Flamurtari             0-1
/Çaushaj 80’
Shkumbini–Bylis             4-1
Nora 50’, Shenaj 72’, Ramazani 86’, Mustafai 90’/Nenaj 91’
Elbasani- Apolonia             0-0

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›