"Dosjet", Berisha po komunistizon pushtetin gjyqesor"
Rozeta Rapushi
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama beri dje ne mesdite perpjekjen e fundit per te mos lejuar, miratimin e ligjit per "Pastertine e Figurave per Zyrtaret e Larte te Shtetit", ne Kuvend. Si dhe sulmoi kryeministrin Sali Berisha, se mbetet nje propagandist dhe karrierist i rendomte komunist, ndaj kerkon te miratoje nisma te tilla ligjore, pa konsensus. Nga selia e partise, kreu i PS-se, Rama tha se jane te gjitha mundesite qe ky projektligj te miratohet me mirekuptim. "Ne jemi gati te japim konsensus mbi cilindo model te suksesshem te vendeve te ish-Lindjes komuniste. Te gjithe do ta pershendesnin nje proces te hapur e konstruktiv ne hartimin e ketij ligji, per te cilin s'ka asnje ngut ne nje moment si ky", beri thirrje Rama. Per te, kreu i qeverise genjen, kur thote se opozita nuk dashka te beje transparencen e se kaluares dhe penguaka hapjen e dosjeve te diktatures komuniste. "Jemi ne, socialistet, permes grupit tone parlamentare, qe kemi depozituar me shume se dy vjet me pare ne Kuvendin e Shqiperise nje projektligj per hapjen e dosjeve. Ështe Sali Berisha, Jozefina Topalli dhe shpura e tyre qe e ka kycur ate ne sirtar, vetem e vetem per ta perdorur fabulen e spiuneve te diktatures ne funksion te interesave politike te dites", akuzoi Rama. Ai akuzoi si genjeshtar, kryeministrin Sali Berisha, kur thote se projektligji per hapjen e dosjeve, eshte nje arritje ne rrugen e dekomunistizimit te shoqerise shqiptare. Per Ramen kreu i ekzekutivit genjen, sepse ne formen qe eshte dorezuar, 'projektligji i dosjeve eshte nje shprehje brutale e komunistizimit te marredhenieve mes qeverise se Sali Berishes me pushtetin gjyqesor ne Shqiperi'. "Sali Berisha kerkon te shkaterroje pushtetin gjyqesor per te shpetuar 'in ekstremist' oborrtaret e tij nga hetimi e gjykimi i pavarur i dosjeve te medha te korrupsionit qeveritar", u shpreh Rama. Sipas tij, eshte e trishtueshme qe 18 vjet pas shembjes se diktatures komuniste, kryeministri, kerkon te hape dosjet e diktatures komuniste, per te mbyllur dosjet e diktatures se korrupsionit. "Ështe e trishtueshme qe pas 18 vjetesh liri, fryma qe karakterizon komunikimin publik dhe aksionin politik te Sali Berishes, mbetet thelbesisht komuniste". Kreu socialist tha se projekti i njeanshem i qeverise per hapjen e dosjeve te ish bashkepunetoreve te shtetit, eshte nje shprehje brutale e komunistizimit te marredhenieve mes qeverise dhe pushtetit gjyqesor. Si nje bajraktar i pandreqshem komunist, sipas Rames, Berisha po vepron gjithnje e me shume kunder ligjit, institucioneve dhe kujtdo tjeter qe i kundervihet atij. Sipas tij, qeveria po kerkon te mbylle e te leje pezull tragjedine e Gerdecit, qe ende nuk eshte zbardhur, krimin ekonomik me fondet e rruges Durres-Kukes, aferat e oborrit kryeministror me sekserin serb te Sali Berishes si dhe zbardhja e vrasjes se te ndjerit Remzi Hoxha. "Berisha ka versulur drejt nesh papagajte e oborrit te tij, duke mos u kursyer as vete ne perpjekjen e deshperuar, per ta treguar kete projektligj, si nje vije parimore demarkacioni mes mazhorances, qe dashka te denoje krimet e komunizmit dhe opozites, qe mbron kriminelet e diktatures komuniste. Sigurisht qe genjen!", e mbylli Rama.