E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia në Kurum: Mes skrapit, ka edhe predha

Ditët e fundit policia e Elbasanit ka konstatuar se ne afërsi te uzinës se çelikut te firmës turke Kurum, ndodhet një sasi municionesh luftarake, si predha te kalibrave te ndryshëm te cilat ishin te grumbulluar ne një mase dheu. Ne vendin e ngjarjes kane shkuar dhe specialiste, te cilët kane kërkuar ndërhyrjen e forcave te ushtrisë për çaktivizimin e tyre. Faktin e gjetjes se sasisë se municioneve e pranon dhe drejtori i uzinës se çelikut Juxhen Aksu.Ne këtë uzine, bashke me skrapin qe grumbullohet vijne here pas here edhe municione te çmontuara ose aktive te cilat mund te bëhen rrezik per punonjësit dhe për banoret e zonës përreth.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›