E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, Lutaj dënon dhunën në fshatin Ruzhdije

Deputeti Pirro Lutaj, tha se është është e papranueshme që qytetarët shqiptarë të dhunohen sepse guxojnë të shprehin mendimin e tyre të lira.

“Për këtë arsye në emër të Partisë Socialiste i kërkoj Kryeministrit Berisha dhe Partisë Demokratike që të distancohen publikisht nga ky akt i shëmtuar i ndërmarrë nga një prej përfaqësuesve të kësaj force, që për më tepër është nën hetim për krimin e manipulimit të zgjedhjeve të 28 qershorit. Në të kundërt, kemi arsye të dyshojmë se kryerja e këtij akti vetëm një ditë pas vizitës së Sokol Olldashit në atë zonë, nuk është e rastësishme”, tha ai.

Në emër të PS-së, Lutaj i ka bërë thirrje Partisë Demokratike dhe Berishës që të heqin dorë nga gjuha e konfliktit dhe urrejtjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›