E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhaçka: Qeveria s’ka marrë asnjë masë kundër krizës

Çmimet sipas këtij instituti janë rritur me 1.1% në krahasim me muajin e shkuar.

“Çmimi i energjisë i shtrenjtuar me 13.1%, çmimet e zarzavateve të rritura me 13.2%, dhe lista e gjatë e rritjes së çmimeve të çdo produkti bazë po e rëndon në mënyrë të papërballueshme gjendjen ekonomike e financiare të familjeve shqiptare”, theksoi ajo.

Sipas Xhaçkës, shqiptarët sot janë më të varfër, “rritja e rrogave dhe pensioneve kurrsesi nuk mjafton për të përballuar shtrenjtimin e jetesës, numri i familjeve shqiptare që me vështirësi e shtyjnë deri në fund të muajit është rritur, dhe situata sa vjen e po rëndohet më tej me çdo javë e muaj që kalon”.

Ajo kërkoi nga kryeministri Berisha që t’iu tregojë shqiptarëve se cilat janë masat e marra për të ndihmuar qytetarët e këtij vendi në këto kohë të vështira.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›