E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD, kuvend ne 19 vjetorin e krijimit, ndryshime ne statut

Rozeta Rapushi

Ne 19-vjetorin e themelimit te PD, demokratet mblodhen Kuvendin e nente kombetar. Organi me i larte drejtues ky, ku nga 1267 delegate, nga 39 dege te selise blu ne mbare vendin dhe jashte tij votojne per Kryetarin, Keshillin Kombetar, anetaret e ketij forumi drejtues dhe ndryshimet statutore. I konceptuar nga drejtuesit e tij si nje Kuvend i fitores historike per Shqiperine evropiane, gjithcka nisi me nje dokumentar, qe nga levizjet e para dhjetoriste te studenteve, aty ku u projektua rruga drejt pluralizmit dhe shembja e nomenklatures komuniste, e deri tek fitorja e te parave zgjedhje ne vend nga Partia Demokratike, qendrimi i saj ne opozite, rikthimi ne pushtet me 2005 dhe rikonfirmimi ne pushtet, pas votes se elektoratit shqiptar me 28 qershor. Kuvendi i 9-te Kombetar i Partise Demokratike, miratoi dje me shumice votash, ndryshimet ne statutin e forces me te madhe politike te koalicionit qeverises. Me bojkotimin dhe kundershtimin e vetem te nje prej anetareve te Kryesise, Aleksander Biberaj, propozimet e te cilit nuk u moren parasysh, selia blu miratoi ndryshimet ne statutin e saj por edhe zgjodhi anetaret e rinj te Keshillit Kombetar te PD-se. Ashtu sic u shprehen dhe disa nga anetaret kryesore te selise blu, ndryshimet ne statut nuk ishin te thella, por permiresime te tij, pasi nje parti e madhe tashme e ka te formuar statutin e saj. Ne statutin e PD-se, u percaktua keshtu qe Kuvendi Kombetar i partise, eshte ai qe zgjedh kreun e partise me votim te fshehte, vendos shperndarjen e partise ose bashkimin e saj me parti te tjera dhe vendos per shkarkimin e kryetarit te partise, me nje mocion mosbesimi te miratuar nga me shume se gjysma e anetareve te keshillit. Paketa e propozuar nga Biberaj, nuk u more fare parasysh ne Kuvendin e djeshem dhe madje nuk u regjistrua per votim. Ndaj dhe ish-deputeti demokrat, Biberaj, ndonese i pranishem ne salle, nuk mori pjese ne votim. "Kisha deshiruar qe ky Kongres te ishte jo thjesht kongres i vazhdimesise, por i ndryshimit. Sic ishte paralajmeruar nga lidershipi nuk ka ndryshime thelbesore, esenciale. Jane bere disa ndryshime formale lidhur me strukturen per t'ia pershtatur kodit te ri elektoral. Une mendoj qe duhej ndryshuar thelbi i statutit, kryesisht me votimin sipas parimit 'nje anetar, nje vote'",-tha Biberaj. Per Keshillin Kombetar te Partise Demokratike, nga 400 kandidate u zgjodhen dje vetem 100 prej tyre. Votimi nisi menjehere pas mbajtjes se fjales se mbajtur nga Sekretari i Pergjithshem i Partise Demokratike, Ritvan Bode. Procesi i votimit vijoi pergjate gjithe dites se djeshme, ku me i veshtire rezultoi procesi i numerimit te votave, per zgjedhjen e 100 anetareve te Keshillit Kombetar te PD-se. Zgjatja deri afer mesnates e procesit te numerimit te votave, erdhi per shkak se diten e djeshme ishin jo pak, por 1.267 delegate te Partise Demokratike me te drejte vote. Prej tyre, 1000 te zgjedhur nga anetaresia e PD-se.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›