E Diel, 1 Nëntor 2026

Bundestag, hapet rruga e ratifikimit të MSA

Komisioni parlamentar gjerman miratoi Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me Shqipërinë. Më 24 shtator, Komisioni i Marrëdhënieve me Jashtë i Bundestagut gjerman miratoi projektligjin

për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit të BE me Shqipërinë. Në këtë mënyrë i hapet rruga miratimit të ligjit nga Bundestag-u Gjerman dhe nga Përfaqësuesi i Landeve Federale Gjermane, Bundesrati. Ligji pritet të miratohet përfundimisht javët në vijim. Miratimi nga Komisioni i Marrëdhënieve me Jashtë nuk morri asnjë votë kundër. Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit midis BE dhe Shqipërisë u nënshkrua në Luksemburg më 12 qershor 2006. Marrëveshja konkretizon përafrimin e Shqipërisë në BE dhe

përforcon statusin e Shqipërisë si kandidat potencial për anëtarësim. Realizimi i marrëveshjes kërkon nga Shqipëria një punë të madhe në ndërmarrje reformash, ku BE dhe Gjermania do të japin kontributin e tyre. Gjermania mbështet përafrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian duke dhënë një ndihme të konsiderueshme. Mbështetja gjermane tejkalon shumën prej 700 milionë euro.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›