PS: “Ndryshimet në SHISH, për të përgjuar deputetët”
Autori i Lajmit: S. Topi
Partia Socialiste u rikthehet argumenteve të saj kundër ligjit të Shërbimit Informativ Shtetëror duke shtuar të tjera argumente kundër. Sipas ligjvënësit socialist, Sajmir Tahiri projektligji i ri për SHISH-in është një tentativë e kryeministrit Sali Berisha për ta shndërruar këtë institucion në një Gestapo moderne që do të ketë në fokus sulmet politike dhe jo vetëm. Deputeti socialist quan skandaloz një nga shtesat e bëra nga mazhoranca ku parashikohet në veprimtarinë SHISH-it edhe kontrolli, mbikëqyrja nga cenimi i demokracisë parlamentare. Tahiri pohon se centralizimi dhe kontrolli që synohet me këtë iniciativë mbi SHISH bëhet edhe më i frikshëm, sipas Tahirit, sepse mund të abuzohet me mundësinë që ky organ ka me ligjin ekzistues për të përgjuar dhe kontrolluar deputetët me vetëm një firmë të thjeshtë të Kryetares së Kuvendit. “Supozoni një drejtor të emëruar nga Berisha që përgjon me firmën e Kryetares së Parlamentit. Kjo nuk përbën asnjë garanci”,- u shpreh Tahiri. Një tjetër hapësirë e çuditshme, sipas Tahirit, është edhe fakti se në projektligj përcaktohet një mandat i kufizuar për drejtorin e SHISH, por jo për zëvendësin e tij. E aq më tepër, shton ai që roli i Parlamentit është i kufizuar thuajse inekzistent. Një tjetër pikë është edhe inspektori i Përgjithshëm, i cili është i emëruar drejtpërdrejt nga Kryeministri. Ai rithekson se amendamentet e ofruara nga shumica, sipas Tahirit, nuk përbëjnë asnjë reformë për SHISH, por përkundrazi e centralizojnë atë në duart e kryeministrit Berisha, duke lënë jashtë kontrollin parlamentar dhe atë gjyqësor. “SHISH ka nevojë për një reformë rrënjësore konsensuale me asistencën e NATO-s, KE-se dhe OSBE-së”, - tha Tahiri, duke pohuar se vetëm në këtë mënyrë mund të garantohet një institucion profesional dhe jo një organ politik.
Ky lajm është publikuar: 19/02/2010