Zgjedhjet 2009 Raporti i KQZ-së, debate të forta mes anëtarëve
Autori i Lajmit: Suela Topi
Raporti vjetor i punës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka shkaktuar debate të forta mes anëtarëve të tij. Ashtu si në shumë vendime lidhur me zgjedhjet e 28 Qershorit, edhe këtë herë KQZ ka qenë e ndarë në mendime. Anëtari Artan Lazaj ka bërë një sërë vërejtjesh për raportin duke kërkuar përfshirjen në të të disa çështjeve të tjera, si kërkesën e dy anëtarëve të KQZ-së për hapjen e kutive të votimit në disa zona, problemet e vërejtura me pasaportat biometrike, listat e zgjedhësve apo dhe parregullsitë në qendrat e votimit që ishin në ambiente private. Por këto argumente janë kundërshtuar nga kreu i KQZ-së, Arben Ristani. Ai ka pohuar se vendimi i KQZ_së për të mos marrë parasysh kërkesën e dy anëtarëve është mbështetur dhe nga Kolegji. Në këtë mënyrë raporti i KQZ-së ka marrë miratimin e katër anëtarëve, Arben Ristani, Osman Hysenaj, Vera Shtjefni dhe Klement Zguri dhe votën kundër të Lazajt ndërkohë që mungonin Dëshira Subashi dhe Pandeli Varfi.
Debatet
Artan Lazaj, anëtar i KQZ, përfaqësues i PS në këtë Komision, kritikoi raportin vjetor të KQZ. Deklarata e Lazajt është kundërshtuar menjëherë nga kreu i KQZ, Arben Ristani. Lazaj bëri disa propozime që, sipas tij, duhet të përfshihen patjetër në raportin e KQZ, propozime që Komisioni nuk i pranoi. “Ngritja e VNV-ve në ambiente private nuk duhet të përdoret më si praktikë, u lejua votimi familjar në QV-të, u rrëzua kërkesa e dy anëtarëve të KQZ-së për hapjen e kutive, KQZ ka përdorur dy standarde për vlerësimin e votës, KQZ duhet të kishte ushtruar presion që Ministria e Brendshme të raportonte çdo muaj mbi pajisjen e shtetasve me karta identiteti”, - tha Lazaj. Këto pretendime kryetari i Komisionit, Arben Ristani, i vlerësoi të pajustifikuara. Në përgjigjen e tij ai citoi vlerësimin e OSBE-së për punën e KQZ-së, ndërsa sqaroi se KQZ mban përgjegjësi për detyrat që asaj i takojnë dhe jo për detyrat që u takojnë institucioneve të tjera apo edhe aktorëve të tjerë. “Shteti po lëshon asete me pronën e vet, kështu që në të ardhmen ambientet private që do të përdoren do të jenë më shumë private. Për sa i takon përdorimit të dy standardeve që ju përmendni, ligji kërkon vlerësimin e votës edhe kur ka dëmtim të kutisë së materialeve zgjedhore, siç kemi bërë edhe me Fierin. Madje, do ti kërkojmë Kuvendit që ta përcaktojë në mënyrë taksative këtë gjë”, - deklaroi Ristani. Në këtë linjë ka diskutuar edhe anëtari Klement Zguri. Ai ka kujtuar se Kodi Zgjedhor shumë përgjegjësi ua njeh partive politike. “Janë partitë politike që kanë detyrimin ligjor për të sjellë komisionerë. Pra nëse ka probleme për këtë pjesë, kjo do të thotë që kanë abuzuar partitë politike, jo KQZ. E njëjta gjë është edhe me ngritjen dhe funksionimin e Grupeve të Numërimit të Votave”,- tha ai. Për sa i takon kërkesës së dy anëtarëve të KQZ-së për të hapur kutitë, kreu Ristani përmendi vendimin e Kolegjit Zgjedhor pro vendimit të KQZ-së. “Lidhur me kërkesën e dy anëtarëve të KQZ-së vendimi ynë për të mos e marrë parasysh këtë kërkesë, është mbështetur nga Kolegji”, - tha ai. Lazaj përmendi si problem dhe listat e personave të pajisur me karta identiteti. Por, sipas Ristanit, ky nuk është një problem i KQZ, por i Ministrisë së Brendshme. “Këtu po diskutojmë raportin e KQZ dhe jo të institucioneve të tjera”, - tha Ristani. Raporti vjetor rendit disa probleme të hasura gjatë procesit dhe bën vetëm dy rekomandime. Ai do ti paraqitet Kuvendit për miratim.
Ky lajm është publikuar: 19/02/2010