Topi takim me Presidentin e ri të Kroacisë
Autori i Lajmit: Redaksia
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, takoi dje Presidentin e ri kroat, Ivo Josipoviç menjëherë pas ceremonisë së përurimit të tij në këtë detyrë, të mbajtur dje në Zagreb.
Kryetari i Shtetit vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira që Shqipëria ka me Kroacinë. Duke shprehur vullnetin për intensifikimin e tyre, Topi e njohu Presidentin kroat Josipoviç me zhvillimet më aktuale në Shqipëri. “Në kuadër të lehtësimit të mëtejshëm të regjimit të vizave që po përpiqemi të arrijmë me BE-në, do të vlerësonim hapat që pala kroate do të ndërmerrte ndaj Shqipërisë për heqjen e sistemit të vizave nga pala kroate”, - u shpreh Kryetari i Shtetit. Gjithashtu, presidenti Topi vlerësoi bashkëpunimin midis dy vendeve në Aleancën e Atlantikut të Veriut, si dhe nënvizoi angazhimin maksimal të Shqipërisë dhe Kroacisë përkrah aleatëve në kapërcimin e sfidave të ndryshme globale.
Ky lajm është publikuar: 19/02/2010