Basha: Vitin tjetër India do të hapë ambasadën në Shqipëri
Ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha, ka mbyllur dje vizitën e tij treditore në Indi, nga ku mori garancinë se ambasada e saj do të hapet vitin tjetër në Shqipëri. Ministri Basha i ka vlerësuar marrëdhëniet me këtë shtet, i cili po kthehet në një gjigand të ri ekonomik dhe politik në botë. Duke folur për mediat, Basha tha se qëllimi i takimit ishte rritja e bashkëpunimit midis dy vendeve në fushën politike dhe ekonomike, si dhe përurimi i hapjes së ambasadës shqiptare në kryeqytetin indian, Nju Delhi. “Mora konfirmimin, që vitin tjetër India do të hapë ambasadën e saj në Shqipëri. India është një fuqi ekonomike, kështu ajo tregoi interes të veçantë në fushën energjetike, minerare, farmaceutike”, - tha Basha. Gjatë takimit zyrtar që ministri Basha zhvilloi me ministrin e Jashtëm të Indisë, u diskutuan gjerësisht intensifikimi i marrëdhënieve dypalëshe në fushën politike, ekonomike, si dhe bashkëpunimi në organizatat ndërkombëtare. Dy ministrat konstatuan marrëdhëniet e mira politike midis dy vendeve dhe rikonfirmuan vullnetin e Tiranës dhe Delhit, për t’i ngritur ato në një nivel më të lartë bashkëpunimi të gjithanshëm. Një ndihmë të madhe për këtë bashkëpunim do të japë edhe ambasada shqiptare në Nju Delhi, hapja zyrtare e së cilës u përurua nga ministri i Punëve të Jashtme, z. Lulzim Basha, në prani të përfaqësuesve të qeverisë Indiane dhe trupit diplomatik të akredituar në Indi. Ministri Basha shprehu edhe një herë ngushëllimet dhe ndjenjat e solidaritetit me qeverinë indiane dhe viktimat në sulmet terroriste në Mumbai. Ministri Basha informoi homologun indian, Pranab Mukherxhi, mbi hapat që Shqipëria ka hedhur në drejtim të integrimeve euroatlantike dhe evropiane.
Bashkëpunimi ekonomik
Në planin ekonomik, dy ministrat pasi konstatuan rritjen me 13 për qind të shkëmbimeve tregtare midis dy vendeve gjatë këtij viti, u angazhuan të ndërmarrin të gjithë hapat për një fazë të re shumë më intensive të bashkëpunimit ekonomik. Ekonomia indiane, një nga ekonomitë me rritje më të shpejtë në botë, dhe ajo shqiptare, e cila po përjeton fazën më dinamike të zhvillimit dhe rritjes së saj, duhet të përfitojnë nga potencialet e mëdha të pashfrytëzuara të bashkëpunimit midis tyre, - theksuan homologët gjatë takimit. Në këtë kuadër, dy ministrat u angazhuan për nënshkrimin brenda një kohe të shpejtë të marrëveshjeve për “Heqjen e taksimit të dyfishtë” dhe “Nxitjen dhe mbrojtjen e investimeve”, të cilat do të mundësojnë zhvillimin e përshpejtuar të marrëdhënieve midis biznesit dhe investitorëve në të dy vendet. Rëndësi të veçantë iu kushtua bashkëpunimit në fushën e teknologjisë së informacionit, ku India ka një përvojë shumë të zhvilluar. Pala indiane gjithashtu shfaqi interes të veçantë në sektorët energjitikë, minerarë, farmaceutikë, transportin detar etj. Ndjekja me përparësi e mundësive për investime dhe bashkëpunim ekonomik në këto fusha zuri një vend kryesor gjatë bisedimeve. Bashkëbiseduesit e cilësuan të rëndësishëm bashkëpunimin midis komunitetit të bizneseve të dy vendeve dhe u angazhuan për rritjen e kontakteve midis dhomave të tregtisë, ku ekzistojnë hapësira konkrete për investimin dypalësh. Të dy ministrat bënë një pasqyrë të zgjeruar të situatave politike, ekonomike, sikundër dhe marrëdhënieve respektive me vendet fqinje. Duke u ndalur në sulmet terroriste në Mumbai, ministri Basha shprehu edhe një herë ngushëllimet dhe ndjenjat e solidaritetit me viktimat dhe qeverinë indiane. Terrorizmi mbetet kërcënim dhe sfidë kapitale për të gjithë komunitetin ndërkombëtar, ndaj nevoja për bashkëpunim të ngushtë midis gjithë shteteve dhe qeverive për t’u përballur me këtë të keqe nuk ka qenë kurrë më e madhe, - theksuan bashkëbiseduesit.
Duke e informuar mbi zhvillimet në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë dhe njohjes së saj në arenën ndërkombëtare, ministri Basha vuri theksin tek ndikimi pozitiv që kjo ka pasur për paqen, sigurinë dhe stabilitetin jo vetëm në Kosovë, por në të gjithë rajonin. “Në këtë kuadër, - theksoi ministri Basha, - Shqipëria do të vazhdojë të luajë rolin e saj si faktor stabiliteti, duke nxitur bashkëpunimin, moderacionin dhe dialogun konstruktiv në funksion të vizionit dhe objektivave të përbashkëta të vendeve të rajonit për integrim euroatlantik”. Gjithashtu, ministrat u ndalën edhe në bashkëpunimin reciprok lidhur me organizatat ndërkombëtare. Ministri indian falënderoi ministrin Basha për mbështetjen nga pala shqiptare të marrëveshjes për energjinë bërthamore në bordin e guvernatorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore.