Berisha: Ligji i dosjeve miratohet sot në Kuvend
Kryeministri Sali Berisha deklaroi dje në një konferencë shtypi të posaçme se ligji i dosjeve do të miratohet sot në seancën plenare të pasdites. Lideri i mazhorancës u shpreh se nuk do të ketë tërheqje nga kjo nismë dhe ftoi kreun e opozitës që të distancohet nga e kaluara komuniste dhe të mbështesë këtë ligj. Berisha i kërkoi Edi Ramës që të mbajë të njëjtin qëndrim si në vitin 1991, që sipas tij, kërkonte dënimin e së kaluarës. “Rama i lejoi vetës gjuhën e halabakëve ndaj meje. Zoti Rama, ne nesër do ta votojmë ligjin edhe pa ty. Je duke mbrojtur ata që kanë pushkatuar dhe përdhosur mjaft qytetarë të pafajshëm. Muaj e muaj të tërë jemi përpjekur ta votojmë së bashku, por po mbron një grusht njerëzish të cilët kanë zvarritur edhe kufomat e qytetarëve shqiptarë. Ata kanë bërë krime monstruoze dhe do të largohen. I kam ofruar vendin e deputetit në vitin 1991 (Ramës). Unë nuk marr të birin për të atin, por ama i takon zotërisë të distancohet dhe të dënojë atë periudhë. Kam pasur respekt për nënën e tij, mjeke dhe kolege imja. Por unë nuk mund të pranoj krimet që ka bërë Spiro Koleka, i cili ka iniciuar pushkatimet e intelektualëve shqiptarë”, - deklaroi Kryeministri Berisha.
Kryeministri u pyet edhe për deklaratat e prokurorit Zamir Shtylla, i cili deklaroi në një të përditshme se i ishte propozuar të bëhej kryeprokuror pas vitit ‘92. Berisha i vlerësoi këto deklarata si përralla. Ai i cilësoi si të pabaza dhe gënjeshtra pretendimet e prokurorit Shtylla, sipas të cilit, ish-Presidenti i atëhershëm dhe Kryeministri aktual, Berisha, i ka besuar dosje të rëndësishme si çështjen ndaj Nexhmie Hoxhës. Kryeministri tha se Nexhmie Hoxha u arrestua nga Ramiz Alia për larje hesapesh. “Këto janë përralla me mbret. Nexhmie Hoxha është arrestuar në dhjetor të vitit 1991, kohë në të cilën Berisha ishte në opozitë dhe i tërhequr edhe nga Qeveria e Stabilitetit. Se cila ishte forca ime në gjyqësor atëherë, mund ta gjykoni vetë. Për dijeninë tuaj, ishte Ramiz Alia ai që e arrestoi Hoxhën për të shpëtuar lëkurën e tij. Prandaj mos të ngatërrohemi”, - tha Berisha. I pyetur më tej se ky ligj prek direkt disa prokurorë të cilët aktualisht po shqyrtojnë dosje të nxehta si ajo e Durrës-Kukësit apo çështjen e Gërdecit, Berisha u përgjigj thjeshtë, duke thënë: “Drejtësia do të bëhet, është një detyrim yni”.
Në lidhje me reagimin e ndërkombëtareve, Kryeministri tha se qëndrimi i diplomatëve nuk thekson se ligji është antikushtetues. Ai mohoi të ketë pasur ndonjë bisedë telefonike me ndihmëssekretarin amerikan Daniel Frid. “Nuk kam pasur asnjë bisedë me Daniel Fridin. Ka pasur disa deklarata të partnerëve dhe miqve ndërkombëtarë, por vota nuk është sfidë ndaj askujt. Ajo çka duhet të them, se ky nuk është revansh, por kjo qeveri mbështet ligjin në përbujtje me rregullat e shtetit ligjor. Nuk di që ambasadori amerikan të ketë thënë se ligji thyen Kushtetutën, por unë nga ana tjetër mund të them që Gjykata e Strasburgut, e cila është autoriteti suprem, të gjithë ata që u preket e drejta përkohësisht nga ky ligj, mund të ankohen në gjykata”, - tha Berisha.
Më tej Kryeministri Berisha në fjalën e tij ka folur për projektin shqiptar për hapjen e dosjeve. Ai tha se ky ligj lustracioni është varianti çek, madje shumë herë më i butë se ai, edhe pse diktatura komuniste në Shqipëri ka qenë shumë herë më e egër. Berisha i cilësoi si të pabaza pretendimet për të cilat ky variant është antikushtetues. Ai tha se Gjykata e Strasburgut nuk ka interpretuar asnjë ligj lustracioni si antikushtetues. “Mazhoranca nuk synon hakmarrje, por një detyrim madhor ndaj shoqërisë për të dënuar krimet e komunizmit. Kjo është një themel për paqen sociale. Projekti aktual i lustracionit është një variant i butë në krahasim me atë çek. Ligji çek është shqyrtuar në Gjykatën Kushtetuese Çeke dhe është rishqyrtuar dhe përsëri e ka gjetur kushtetues ligjin. Edhe kur u vendos zgjatja e ligjit në vitin 2000, gjykata përsëri e pa si kushtetues. Varianti aktual ka pasur zbutje dhe kjo është bërë sepse kemi marrë parasysh sugjerimet e opozitës në procesin e negociatave. Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg, e cila vendos mbi ligjshmërinë e të drejtave të qytetarëve, nuk ka pranuar në asnjë rast të vetëm të shqyrtojë në themel ligjet për lustracionin. Kjo, sepse këto ligje janë interpretuar si domosdoshmëri shoqërore për paqen sociale”, - deklaroi Berisha. Kryeministri mori për shembull edhe rezolutën e Këshillit të Evropës në vitin 1996. “Asambleja e KE-së në vitin 1996 miratoi rezolutën e cila do të bëhej platforma legale për lustracionin në vendet ish-komuniste. Kjo rezolutë jep përgjigje të qartë dhe të prerë për procesin e lustracionit. Kjo rezolutë u njeh të drejtën vendeve që të gjykojnë krimet e komunizmit. Madje, në Shqipëri ndodhi e kundërta, se në disa vende të tjera të cilat e miratuan këtë ligj, e kaluan pa konsensus apo me vota abstenim nga njëra palë. Rikthimi në pushtet i komunistëve në Shqipëri e abrogoi ligjin. Ky ligj është tërësisht kushtetues aq sa është edhe për Çekinë”, - deklaroi në konferencën për shtyp Berisha.