Malaj-Rames: Na sqaro marreveshjen me PD
Kryesia e Partise Socialiste u mblodh dje per te vendosur lidhur me qendrimin e kesaj parti mbi paketen e amendamenteve kushtetuese te propozuara nga PD. Pas njohjes me raportin e paraqitur nga grupi i eksperteve, qe u moren me shqyrtimin e ketyre propozimeve per ndryshimet kushtetuese, kryesia vendosi pikat qe do te pranoheshin si dhe per ceshtjet qe nuk do te kishte asnje lloj negocimi. Gjate kesaj mbledhjeje, burime prane takimit bene me dije se nje nga anetaret e ketij forumi, njekohesisht dhe deputet i PS-se, Arben Malaj, ka kerkuar nje sqarim nga kreu i PS-se, Edi Rama, lidhur me qendrimin qe po mban kjo parti mbi paketen e PD. Socialisti Malaj ka dashur te sqaroje nese dhe kjo pakete eshte pjese e marreveshjes politike mes PD-PS per reformen zgjedhore dhe ate ne drejtesi. Nderkohe qe, Rama, nga ana e tij, ka sqaruar se nuk behet fjale per marreveshje mes dy partive, por eshte gatishmeria e PS per te dhene konsensus per ceshtje te rendesishme. Kjo, sipas tij, eshte shprehur nepermjet drafteve te paraqitura ne menyre zyrtare nga secila parti, dhe jo nepermjet marreveshjeve.