PS-PD ankimojnë në KQZ rezultatin e Tiranës
TIRANË- Dy subjektet politike më të mëdha në vend PS dhe PD kanë ankimuar pranë Komisionit Qendror Zgjedhor rezultatin e procesit zgjedhor të 8 majit për Tiranën. Ankimimi i partive është bërë në orët e vona të natës së mbrëmshme, pak para se të mbyllej dhe afati përfundimtar për paraqitjen e akesave pranë këtij komisioni.
KQZ nëpërmjet shortin do të përcaktojë ditën e vendimit për dy kërkesat e Partisë Socialiste e cila kundërshton rezultatin përfundimtar për Tiranën si dhe kërkesën e saj për mosshpalljen në kohë të tabelës së rezultateve KZAZ 49. Ndërkaq KQZ do të përcaktojë edhe ditën ku do të marrë një vendim për kërkesën e Partisë Demokratike që kundërshton vendimin për Tiranën që ky komision ka marrë me 23 maj, ku ky subjekt kërkon rivlerësimin e fletëve të kontestuara.
Në një prononcim për NEWS24 zëdhënësi për shtyp i Komisionit Qendror Zgjedhor thekson se këkesat e partive kanë të bëjnë me tabelën e KZAZ 49 si dhe tabelën përmbledhëse që është përpiluar për rezultatin e Tiranës.
“Këkesa ankimore ka të bëjë me tabelën përmbledhëse të rezultateve që është përpiluar për bashkinë e Tiranës si dhe KZAZ 49. Me të gjithë kërkesat numri total i tyre ka arritur 163. Një numër i konsiderueshëm kërkesash është bërë si nga PS dhe PD, por edhe brenda koalicioneve. Natyra e kërkesave është për tabelat përmbledhëse të KZAZ. Që një pjesë e tyre janë ,marrë parysysh nga KQZ”,- deklaroi Olli.
Sipas zëdhënësit të KQZ kërkesat e dy subjekteve politike kanë të njëjtën natyrë, ku PS e kundërshton përfshirjen e fletëve të kontestuara në rezultatin përfundimtar ndërkohë që PD kërkon përfshirjen e fletëve të kontestuara në rezultatin përfundimtar.
“Nëse PS ka kërkuar mospërfshirjen e KQZ në rolin e KZAZ për fletët e pavlerësuara, PD e kundërshton tabelën dhe kërkon të numërohen edhe fletët e tjera që vijnë jo vetëm nga KZAZ 49. Ky është interpretim juridik që palët do ta konsumojnë në KQZ’,- theksoi zëdhënësi i KZQ.
Olli theksoi faktin se nuk mund të parashikohet një kohë e saktë se kur KQZ mund të dalë me një verdikt përfundimtar pasi cdo kërkesë kërkon kohën e vet, e cila të paktën kërkon dy javë kohë.
Ndërkohë relatimi kërkesave të partive është lënë për nesër ndërsa marrja në shqyrtim e tyre të dielën.
(e.m/BalkanWeb)