Varshavë, Topi darkë pune me Obamën
VARSHAVË- Presidenti shqiptar Bamir Topi i ndodhur në Varshavë ku merr pjesë në Samitin e 17-të të Presidentëve të Evropës Qendrore, ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një darkë punë me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama.
Lajmi konfirmohet nga zyra e shtypit të Presidencës, sipas së cilës, presidenti Topi në këtë darkë i ka shprehur mirënjohjen homologut amerikan për përkrahjen që SHBA i kanë dhënë Shqipërisë në integrimin euroatlantik.
Topi citohet të këtë thënë gjatë kësaj darke, se vlerëson realitetin e ri gjeopolitik, ndërsa kërkon integrim për mbarë rajonin.
(m.a/BalkanWeb)