E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS PD frike nga perballja me opoziten

“Frike nga perballja me opoziten “ keshtu e cilesoi Partia Socialiste vendimin e kryeparlamentares Topalli per te anuluar senacen e sotme te Kuvendit. Deputeti Saimir Tahiri tha se levizje te tilla nuk e zmbrapsin opoziten, ndonese maxhoranca po tenton ta mbaje peng.

"Për të dytën javë rresht seanca parlamentare anulohet nga Saliu dhe Salizëza në krye të Kuvendit. Parlamenti që për të ngritur një komision karagjoz hetimor, u mblodh me komandë ushtarake për pesë minuta, ditë të dielë në mes të natës, tani nuk mblidhet më farë se shoku Sali dhe shoqja Jozefinë kanë vendosur të mos mblidhet. Me urdhërat e Saliut spikerja e Parlamentit vendos në mënyrë të njëanshme dhe aspak transparente anulimin e seancës së djeshme parlamentare, njëlloj sic bëri dhe me seancën e javës së kaluar, duke dëshmuar se i ashtuquajturi kryeministër dhe e gjithë tufa e deputetëve dhe ministrave të pushtetit ju është kallur frika nga     përballja me opozitën në parlament. Po njëlloj sic i ka zënë tartakuti nga përballja me popullin. Marjoneta grua në krye të parlamentit që nën urdhrat e Saliut e ka kthyer kuvendin në një institucion të marr peng nga korrupsioni dhe krimi në pushtet, duke cmontuar parlamentarizmin nuk dallon aspak nga marjonetat burra në komisionin qesharak hetimor", deklaroi Saimir Tahiri, deputet i PS.

Rovena Mocka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›