E Diel, 1 Nëntor 2026

Nano, sot në Elbasan për Ditën e Verës

14/03/2005  Kryeministri pritet të vizitojë qytetin e bollokumeve

Kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano, do të udhëtojë, sot drejt Elbasanit, ku do të marrë pjesë në festimet e festës së ditës së verës. Burimet kanë bërë të ditur, se kryeministri i Shqipërisë pas një vizite në Elbasan, ku Dita e Verës është një festë tradicionale, do të rikthehet në Tiranë ku do të marrë pjesë në festimet e kryeqytetit. Një vit më parë me vendim të Kuvendit të Shqipërisë, Dita e Verës është kthyer në festë kombëtare, ku qëndra e organizimit të festimeve do të jetë Tirana dhe Elbasani. Për këtë çështje është zhvilluar një debat i ashpër, pasi një pjesë e deputetëve kanë theksuar se tradicionalisht kjo ditë është festuar në Tiranë. Për këtë është marrë si shembull dhe tradita e bollokumeve të Elbasanit, si dhe festat familjare, që organizohen nga vetë qytetarët.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›