"PS po kthen krizën e zgjedhjeve të vitit 2003"
14/03/2005 Rusmali thekson shkeljen e ligjit për listat e votimit
Partia Demokratike ka ngritur dje si shqetësim shpërndarjen e listave zgjedhore të vitit 2003 në njësitë bashkiake të Tiranës, duke paralajmëruar se PS po kërkonë të rikthejë krizën e zgjedhjeve të vitit 2003. Sipas Ilir Rusmalit, kjo është shkelje e ligjit të miratuar vetëm pak muaj më parë në Kuvendin e Shqipërisë, që saktësonte se, si lista të votuesve do të shërbejnë të dhënat që dolën nga regjistrimi më i fundit i popullsisë. Përfundimin e regjistrimit të popullsisë e ka daklaruar dhe Ministri i pushtetit Vendor, ndaj Rusmali, ka theksuar se nuk është e mundur, që në zgjedhjet parlamentare të vihen në përdorim listat e shkuara, të cilat janë të kontestuara nga të gjitha partitë politike. "Dispozitat për listat në Kodin Zgjedhor parashikojnë hartimin e listave paraprake nga njësitë vendore nën autoritetin e kryetarit përkatës, nga informacioni që kanë në rregjistrat e përhershëm dhe të përkohëshëm të përditësuar dhe verifikuar në përputhje me ligjin", tha Rusmali, duke theksuar, se janë të dhënat nga regjistrimi i fundit që saktësojnë numrin dhe listën e votuesve. "Të punosh në bazë të listave të 2003, do të thotë që të transferosh krizën e atyre zgjedhjeve në këtë proçes. Për përgatitjen e listave me konsensus është vendosur ndryshe", tha Rusmali.